Ditën kur një anëtar i Komitetit të Ekspertëve dha dorëheqjen, vjen një lajm tjetër. Tritan Kalo u largua pasi tha se komiteti është politizuar. Kurse Edi Rama i ka bërë një propozim ditët e fundit shefes së infektivit, Najada Çomo për ta kandiduar për deputete në Tiranë.
Ndërkohë, Najada Çomo tha se, e pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste.
Në median online shpërtheu ironia për pavarësinë e Komitetit Teknik dhe një foto ku Çomo ngjan si Rama nisi të qarkullonte me shpejtësi.
Komentet në rrjetet sociale janë të shumta dhe ky është diskutimi i momentit. Kjo për shkak se pandemia po vazhdon të bëjë kërdinë, duke vrarë mijëra njerëz në Shqipëri.