Anija e rilindjes po fundoset. Kjo duket qartë në ekonominë që ka marrë rrokullisjen e lirë, në të sëmurët që po vuajnë nëpër shtëpitë e tyre pa shërbim mjekësor, në të njerëzit e rraskapitur prej mungesës së shpresës.
E megjithëse kryeministri i vendit po përpiqet të krijoje me anë të propagandës së tij pershtypjen se gjërat janë më mirë se në Gjermani apo Israel, njerëzit po prekin fundin .
Doreheqjen e një doktori të komitetit të ekspertëve unë e shoh më shumë si braktisje të anijes së ndryshkur të rilindjes e cila po fut ujë, se sa si akt fisnik të mos pajtimit me të keqen.
Më mirë vonë se sa kurrë!
Nga Lulzim KITA, ekonomist,
EMIGRANT CHICAGO IL USA