Të përjashtuar nga ndihma ekonomike, sepse kanë televizor! Noka takohet me kryefamiljarë në zonën e Kamzës

Duket e pabesueshme, por për Edi Ramën, nëse ke një televizor, ose frigorifer, që edhe mund të t’i kenë falur, konsiderohesh i kamur.

Drejtuesi politik për zonat e Vorës, Paskuqanit, Zallherrit e Kamzës, Flamur Noka ka takuar e biseduar me shumë kryefamiljarë në zonën e Kamzës, të cilët i kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë. Ata ndihen të braktisur nga shteti.

Të papunë, të sëmurë, pa ndihmë ekonomike, me plot fatura të papaguara dhe lista borxhesh nëpër dyqane.

Ky është realiteti i shumë familjeve sot në Kamëz.

“Edhe kanalizimet i kemi shtruar vetë, sepse bashkia nuk kujtohet për qytetarët e saj” – u shpreh një nga banorët e Kamzës.

Zoti Noka u shpreh se Rilindja punon vetëm për te realizuat video propaganduese në 3D, ndërkohë që qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro!

Artikulli paraprakVokshi-rinisë: Rama ju përbuz. Në 25 prill keni në dorë të ardhmen. Ndryshimin e sjell Lulzim Basha kryeministër!
Artikulli tjetërBasha poston videon: Së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!