Këto pamje nga tregu industrial pranë Kryqëzimit të Cerrikut, flasin vetë. Edhe ato pak njësi që ende mbijetojnë kanë xhiro minimale. Asnjë mbështetje gjatë pandemisë dhe prej 8 vitesh zero subvencion nga qeveria. Elbasani është qarku me rënien më të madhe të konsumit në Shqipëri, edhe pse përfaqësuesit që janë votuar, kanë marrë besim e pushtet në këtë zonë, mbajnë ora të shtrenjta, udhëtojnë me linja luksove avioni e kalojnë festat e fundjavat në resorte me 5 yje.
Kjo gjendje do ndryshojë! Ne kemi një program që adreson krizën e thellë. Me rritjen e ndihmës, të pensioneve, të pagave, me uljen e tarifave, cmimit të energjisë dhe naftës, me krijimin e vendeve të reja të punës, ne do të shtojmë konsumin familjar dhe do rigjallërojmë tregun. Banorët në fshat do marrin subvencion sipas dynymëve dhe krerëve të bagëtive, pa sorollatje e burokraci, vetëm me kartën e identitetit që do të jetë Nipt-i i tyre.
Dhe shitësit s’do të jenë të frikësuar të shprehen para kamerave apo para përfaqësuesve të opozitës nesër, sepse ne do të mbajmë larg inspektorët abuzues. Kuponi tatimor që tregon shlyerjen e detyrimit do të jetë vula e tyre mbrojtëse.
Kjo pamje me dyqane mbyllur do ngelet një kujtesë për politikanët që nuk mbajnë premtimet dhe ndjekin interesat e tyre e kujdesen të pasurohen për vete. Me votën që do sjellë ndryshimin me 25 prill, tabloja përmbyset.
Qepenat ulen për pushtetarët e korruptuar e gënjeshtarë dhe nis puna, energjia, dhe mirëqënia për njerëzit, për konsumatorët, për tregtarët, për fermerët dhe blegtorët!
#ShqipëriaFITON 🇦🇱✌️