Arrogante e aspak njerëzore/ Mjeku: Si e njoh unë zonjën kandidate të Ramës

Nga Ilir ALLKJA
Mjek

MES PACIENTËVE DHE POLITIKËS!

Unë personalisht nuk jam aspak i surprizuar nga zgjedhja e zonjës në fjalë. Ndër qindra raste pacientësh që kam shtruar në spitalin Covid-1, e kam ndeshur fare rrallë zonjën, (pasi nga sjellja s’ka patur ngjashmëri me një mjeke) por edhe në ato raste më ka bërë përshtypje sjellja e saj arrogante e aspak njerëzore.

Gjithë shqiptarët e kanë parë zonjën në fjalë, të jetë mbështetëse e fortë e rregjimit të Ramës, kundërshtare e flaktë e atyre që kanë kritikuar rregjimin, përgjigjen e dobët të sistemit shëndetësor ndaj të sëmurëve, si dhe duke sulmuar direkt deklaratat e opozitës!

Si anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka shfaqur zell në mbështetje të masave skandaloze ndaj popullatës.

Kjo zonjë përfaqëson direkt standartin e qeverisë socialiste ndaj popullatës, ndaj të sëmurëve, kjo përfaqëson interesat e Ramës dhe regjimit të tij e jo të njerzve të thjeshtë.

https://youtu.be/qMvYx1P6qow

Artikulli paraprakRama po bën politikë me vaksinat/ Të moshuarit: “Do ta bëjmë te varri
Artikulli tjetërRushaj këshillë votuesit për herë të parë: Krahaso ofertat politike që kanë dy partitë!