Rama ka shtyrë përsëri afatin e përfundimit të procesit të rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, në krah të Ramës deklaroi sot se, data e përfundimit të punimeve është pranvera e vitit 2022.
Në 27 Nëntor 2019, Rama deklaroi se, procesi i rindërtimit mund të përfundonte brenda 2020-ës.