Brukseli zbulon mashtrimin e Ramës: Nuk hapen negociatat pa plotësimin e kushteve

Mediat pranë qeverisë së Edi Ramës, raportuan me të madhe paraditen e sotme se Parlamenti Europian, kishte rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë.

Qartësisht një deklaratë pro qeverisë Rama dhe mediat nuk vonuan që ta paraqisnin.

Por nuk kanë kaluar shumë orë dhe deklarata u korrigjua.

Është raporteri për Shqipërinë në grupimin e Partive Popullore Europiane, ai i cili e ka bërë publike në Twitter, korrigjimin e deklaratës.

Reagimi në Twitter i David Legea:

‘KORRIGJIM
Deklarata për shtyp e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet PE-Shqipëri thotë se ne mbështesim mbledhjen për Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe nisjen pa vonesa të mëtejshme të negociatave të anëtarësimit.

POR ka harruar të përmendë ‘…pas përmbushjes së plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i BE’.

Ky është një gabim i dukshëm, tepër i rëndësishëm, pasi kushtëzimi është jetësor në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të korrigjohet, me kërkesën time’.

Artikulli paraprakBasha përkulet para martirëve të kombit, Adem Jashari dhe UÇK
Artikulli tjetërDëshmia e qytetares: Si ma mori zarfin me 1 milionë lekë Najada Çomo, pas 14 orësh ndërroi jetë bashkëshorti