Nga Bujar LESKAJ
Sot pata kënaqësinë e nderin të zhvilloja një takim me pensionistë të qytetit të Vlorës, ata që quhen “mosha e tretë”, por që në fakt janë të rinj në mendje, vrull e energji.
Janë një brez ndaj të cilit ne përulemi me veneracion, pasi respektojmë vuajtjet e tyre në diktaturë dhe u jemi mirënjohës për të gjitha sakrificat e tyre, për gjithçka na kanë dhënë.
Bashkëbiseduam për programin e Partisë Demokratike, i cili ka në qendër të vëmendjes mirëqenien, mbështetjen sociale, familjen!
U theksova se Partia Demokratike e vlerëson mençurinë, përvojën dhe mundin e tyre. Por kjo qeveri e dështuar i ka braktisur pensionistët. Pensionistët shqiptarë përjetojnë një vuajtje të dyfishtë; janë të varfër, janë në mungesë të ilaçeve, janë në mungesë të ushqimeve bazë, janë më të braktisur se kurrë këto 30 vite.
Përjetojnë edhe shkatërrimin e ekonomisë së tyre familjare, falimentimin e bizneseve të fëmijëve të tyre; largimin masiv të nipërve nga Shqipëria!
Në 25 prill bëhet zgjedhja mes dinjitetit dhe braktisjes.
Shqipëria nuk mund të fitojë nëse nuk kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Kryetari Basha është angazhuar që njerëzit që kanë më shumë nevojë do të marrin atë që u takon.
Do të rriten pensionet për 650 mijë pensionistët tanë, 2 herë më shumë se norma e inflacionit, të paktën 5% çdo vit.
U impresionova nga mbështetja dhe angazhimi i tyre në favor të Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Në 25 prill prindërve tanë do t’u kthehet vendi që e deshën dhe vazhdojnë ta duan, që meritojnë të kenë dhe ku të jetojnë më mirë!
Në 25 prill #Shqipëria fiton✌✌✌✌✌🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱