Ecim më tej dhe vijmë tani tek kompania. Do të shikoni që këto janë jo pak por tetë kompani. Janë të gjitha, i përkasin tarafit të familjar ministrit Lefter Koka. Bëhet fjalë për një shumë prej 3.340.700 euro.
Do të shikojmë se kur janë hapur, si janë hapur. Ja ku e keni njërën prej tyre. Ka marrë plot 860 mijë euro, që i çon dhe transferon në funksion të plotë të ministrit dhe familjarëve të tij. Pronari është Arbër Driza, siç e shikoni. E pezulluar, ka vetëm 4 persona fiktivisht të paguar, që janë të punësuar për të. Mik me djalin e ministrit. Gjithë vlerën e marrë nga kjo kompani është shkarkuar në kompaninë e ministrit të vendosur në emër të vëllait të tij dhe kjo e provuar me dokumente. Edhe shqiptari më i fundit e kupton, që kompaninë e hapin miqtë e tarafit të vet dhe e transferon të vëllai. E keni me dokumente se si janë regjistruar dhe janë transferuar, njëra pas tjetrës. Dokumentet flasin më së miri.
Ecim me kompaninë tjetër. Sërish AlbTekEnergy, kalon 456 mijë euro, direkt tek kompania. Ja shikoni. Pronari i së cilës është Driza. Të gjithë janë miq dhe taraf i lidhur në një vend. Më tutje kompania ka shitur një tjetër personazh, që është bërë dhe publik. Pra janë kudo lëvizjet brenda të njëjtit taraf që me shumë kujdes është përpjekur që çdo lek të shkojë të burimi i duhur. Të gjitha janë me dokumente. Ja dokumenti i shitjes tek Agim Seferi etj.
Eci më tutje. Një tjetër është Belar Inert. Paratë këtu tërhiqen kesh. Ja ku i keni personazhet. Ardian Bello. Prap është ministrit. Komentet e mia janë të tepërta. Po ti shikoni, janë fatura të padeklaruar me qëllim përfitim të vlerës së plotë. Pra, grabit çdo gjë. Është djali i ministrit. Flasin qartë, nuk kemi asnjë kompani të rastësishme.
Ecim më tutje. Këto janë të gjitha dokumentet e librit të blerjes Albtekenergy. Kompania bën sikur i ka blerë, ata bëjnë sikur i kanë shitur. Pra operacion fiktiv mjaft i qartë.
Ja ku i keni 425 mijë euro i një firme tjetër. Kompania përkatëse, të gjitha janë hapur në vitin 2016, në një ditë, muaj, në një noter, me një bilanc. Kjo kompani është kompani fantazëm, nuk ka deklaruar asnjë faturë tvsh, as libër blerje-shitje. Ka lëshuar vetëm 3 fatura fiktive në emër të Albtek, që është kompania që bën incerimin, Stela Gugalli. Në total janë 456 mijë euro. Evazion i pastër fiskal dhe krim ekonomik me vlera të mëdha. Nëse do të ketë SPAK që funksionon nuk duhet të presin 25 prillin, por më shpejtë.
Këtu sërish janë 425 mijë euro të tjera të gjendura në një bankë të nivelit të dytë. Po ta shikoni Regan Merdani, kushërinj të ministrit sërish. Jemi në të njëjtin vend, nuk dalim nga tarafi. Firma një ditë, rrinë 1-2 muaj, sapo mbarojnë faturimet dhe ikin më tutje.
Kemi firmën tjetër. 330 mijë euro edhe këto të tërhequra kesh nga banka të nivelit të dytë. Janë me status të pezulluar, kanë bërë atë që kanë bërë dhe nuk ekzistojnë më. Saktësisht firma fantazma. Edhe kjo kompani ka punë si gjithë të tjerat, evazion, mashtrim, krim ekonomik me vlera të mëdha.
Ecim në një firmë tjetër, e 7 në radhë. Janë 8 kompani njëra pas tjetrës. 280 mijë euro. Ja ku e keni, pronari sërish është pjesë e të njëjtit rreth familjar, të të njëjtat lidhje të drejtpërdrejta me ministrin edhe ky e hapur dhe pezulluar. Ja ku e keni së bashku me të birin e ministrit.
Gjurmët nuk humbasin, sepse ne gjurmët i kemi këtu me letra. Tani nuk janë më pronë e jona, por e ju të gjithëve në këtë mes.
E me një kompani të fundit. 102 mijë euro të gjitha këto të tërhequra nga bankat e nivelit të 2. Shkëlqim Shtylla, është pronar edhe ky i pezulluar. Të gjitha të pezulluara. Këto hapen dhe mbyllen. Dikush do pyeste pse nuk vazhduan? Kompania ka zhvilluar veprimtarinë e saj me vetëm 1 punëtor të regjistruar. Ka faturuar një herë të vetme, atë që do të rrëmbenin këta. Është faturë fiktive. Nuk është deklaruar fare, duke përfituar të gjithë vlerën e plotë. Është kaq e lehtë sa s’ka. Pra një faturë, ka marrë ato lekë dhe është mbyllur.