Kriminelët, dreka e darka në Kryeministri me Ramën, denoncimi i fortë i Bashës

Basha në intervistën e improvizuar që dha në makinën e tij gjatë udhëtimit për një takim në Durrës, lëshoi disa denoncime të forta për sa i përket lidhjeve të kryeministrit Rama me krimin.

Ndërsa fliste për ikjen e njerëzve të kualifikuar nga vendi, Basha e akuzoi Ramën se po promovon njerëz të krimit dhe drekon me krerë bandash në restorantin e kryeministrisë.

‘Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët?

E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë.

Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. me mua km garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë’, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakShkrimtarja Flutura Açka: Programi i PD, modeli më i mirë për familjen
Artikulli tjetërBasha: Gruaja shqiptare kërkon ndryshim