Flutura Açka: Dy fjalë për terroristat e kuq

Flutura AÇKA

Mirëserdhe zoti Basha në qytetin tonë që është edhe qyteti juaj sepse ju keni qenë kaq shpesh në këtë qytet saqë është bërë thuajse edhe i juaji. Ju folët për dimrin e gjatë dhe zonjat folën për dimrin e gjatë, në fakt është vazhdimi i një acari, i një acari të vjetër. Vetëm bishtrat e atij acari të vjetër që i keni përjetuar të paktën ne që jemi pak më të… se këto janë më të reja dhe ndoshta nuk i njohin detajet.

Në këtë vend ku jemi bashkë, në këtë godinë ka qenë një godinë shumë e bukur, është ndër teatrot më të bukura shqiptare për shkak edhe të akustikës. Por këto shtyllat nëpër këto lozhat kanë qenë me statuja të vogla, me haleki siç i ka projektuar arkitekti. Po këta të acarit, po këta terroristët e kuq shkatërruan dhe kjo është, po i shkatërron i thyen dhe sot që të dhunojnë dhe të thyejnë është zanati i tyre. Ne do të sillemi ndryshe dhe e kemi për detyrë të sillemi ndryshe, sepse jemi ndryshe dhe këtu ndryshojmë. Të sjellim pranverën.

Ju folët për zonjat e bukura folët për lulet s’ka shembull më të mirë në një ditë. Nuk ka si Elbasani, nëse ka një vend të paqtë, jo për shkak të ditës së verës, ja kemi dhuruar me dashuri tani gjithë Shqipërisë. Por për shkak të kësaj atmosfere që ka kjo ditë, të bashkimit.

Ne jemi pak metra nga kalaja, mendoni në pak metra, jo kilometra, në pak metra katrorë aty keni shembullin po themi i një mirëkuptimi i një bashkëjetese. Kishë ortodokse, kishë katolike, xhami, sinagoga. Ku ka? Në cilin vend ka një paqe të tillë si në Elbasan? Do të thotë kjo paqe që na është prishur vitet e fundit që elbasanasit mbyllin qepenat shpejt e shpejt që të ikin në shtëpi. Që mbyllin dritat mos duket hajati që është i ndezur. Ka një drithë në zemër kur shkoj nëpër shtëpiat e tyre. Ky lloj terrori psikik duhet të iki, t’i largohet Elbasanit, se nuk i shkon Elbasanit. Ka qenë një dënim i madh i viteve të fundit dhe gjëja e parë që duhet të bëjmë është të sjellim pikërisht këtë paqe që ne e kemi tonën përfaqësues.

Mua më kujtohet, do sjell një shembull dhe do ta do ta them shpejt se kam nevojë ta them sepse është për gruan dhe për lulet dhe në këtë fushë dhe në këtë frymë që dua. Më kujtohet një shembull. Unë jam në një moshë me Jenin dhe jemi rritur bashkë dhe kemi parë dhe kohëra shumë të këqija dhe kohëra shumë të bukura, domethënë i kemi parë të gjitha dhe kemi çfarë t’ju themi vajzave më të reja dhe shyqyr që janë të reja për të vazhduar ato idealet tona tamam në këtë shesh këtu, sheshi i tabakëve që pastaj u kalua te sheshi i çlirimit apo sheshi i metalurgjikut. Kanë qenë ato përbindëshat, autobusët e tmerrshëm të metalurgjikut.

Unë kam qenë një vajzë 16 vjeçe, flas tani për dekada të shkuara dhe më kujtohet një ditë, po e them si shembull se më trishton sepse ajo ditë më ka lënë mbresën e përjetshme për gruan dhe të bukurën. Mund ta kem në ndonjë nga librat e mi. Dhe ishte një grua shumë e bukur, mendoni një mizori njerëzish që duhej të futeshin në tre autobusë, katër autobusë me mijëra njerëz të lodhur, me bukën nën sqetull që duhej të ngjiteshin për të arritur orarin e punës, me 6, me 7. Ka qenë një, nuk e harroj dot kurrë, atë që më është fiksuar në mendje. Dhe ishte një grua e brishtë. Në atë kohë çorapet e xhamit kanë qenë me autorizim, domethënë ti nuk mund të ishe femër, nuk te lejohej të ishe femër, domethënë dënoheshe në rast se ti i kishe depiluar këmbët, të bëheshe fletë rrufe nëse ti guxoje të vije ndonjë buzë të kuq. A është kështu? Nuk po gënjej.

Po, nëna ime madje pati një mikeshë, këtu, në, tamam në këtë teatër dhe i dhuroi një buzëkuq të vogël dhe e mbante mamaja ime sikur e kishte gjënë më të shenjtë në botë. E fshihte se mos ndonjëherë lyeja dhe unë, siç e kanë dhe vajzat e vogla që ndonjëherë kanë qejf dhe të imitojnë nënat. Por, që të kthehem te kjo zonja. E kishte veshur, ishte një grua e brishtë, e veshur bukur dhe mund të ishte për shembull ndonjë zyrtare, ndonjë inxhiniere, ekonomiste, varet çfarë ishte dhe në atë mizori njerëzish, burrash ajo e shkreta u përpoq pak, i tha ju lutem i tha mos mi, kujdes çorapet e xhamit tha e shkreta, kujdes çorapet e xhamit. Ishte një Hëna, Hëna që e kishim si brigadiere, ça e kishim, s’e mbaj mend, një komuniste e tmerrshme, e veshur me triko leshi dhe i tha asaj gruas, e panjohur, një grua e brishtë, i tha asaj: ‘Ne po na grisen trikot e leshit tha, ti tha thua çorapet e xhamit’.

Kjo ngjarje, unë isha 16 vjeçe më ka tronditur gjithë jetën time, nuk e kam harruar dot kurrë. Si është e mundur të jesh kundër së bukurës?!

Pra, neve duhet të kthejmë këtë gjë, e bukura është e bukur, që nga shtëpitë, nga lyerja e shtëpive. Po e bukura nuk mund të vij po nuk erdhi gëzimi. Duhet të vij gëzimi, shpresa dhe pastaj vjen dhe e bukura, dëshira për të bukurën. Këto kisha unë!”

Artikulli paraprakKush janë 6 banditët e Ramës që dhunuan qytetarët në Elbasan, denoncimi i Bardhit
Artikulli tjetërDhunë shtetërore e banditëve kundër qytetarëve të lirë