Bardh SPAHIA
Për të qeshur e për të qarë teksa Edi Rama flet për ekonominë e rritjen e pagave.
Në 8 vjet i vetmi zhvillim janë PPP-të korruptive, e tenderat sekretë, me të përbashkët në shumicën e rasteve “propozime të pakërkuara” e me investitorë të regjistruar në parajsa fiskale.
Të vetmen rritje pagash për mjekë e infermierë e bëri nga presioni publik dhe ai i zgjedhjeve, sepse në 8 vjet as u kujtua. Madje me ardhjen në pushtet ndëshkoi me taksa, shtresën e mesme, ata që janë investuar në arsimim për të qenë profesionistë e ekspertë të spikatur. Ata i takson me 23%. Por nëse këta njerëz të mendjes do kishin hotele luksi apo jahte, për to taksimi do ishte ZERO. Se për ta kujdeset Edi Rama, por jo për njerëzit e mendjes. Ata kanë marrë rrugët e emigrimit sepse Edi Rama ua ngushtoi hapësirat e zhvillimit në këtë vend. Cili kryeministër i bën një dëm të tillë vendit të vet, duke taksuar e dekurajuar intelektualët?
Dhe sot me paturpësinë më të madhe kërkon mandat të tretë për të riparuar atë që vetë ka shkatërruar!
Jo Edi Rama, jo! Ti je i pabesueshëm! E pa cdo shqiptar se si nuk bëre asgjë për ta edhe pse kishe mundësi e pushtet pa fund, si asnjë paraardhës yti!
Koha jote ka mbaruar! Boll dëm i ke bërë këtij vendi!
Eshtë koha për NDRYSHIM, për një qeveri që kujdeset për qytetarët e jo një qeveri që kujdeset për veten dhe shpurën rreth saj.
Shqipëria kërkon dhe ka nevojë për NDRYSHIM! Më 25 Prill shqiptarët do votojnë për ndryshimin, për shpresën, për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. #25Prill#ShqipëriaFITON