Frankfurt sheh Europën duke fundosur akoma më shumë Hamburgun në klasifikim. Eintracht fitoi 3-0 në transfertë ndaj formacionit të Gisdol, duke shfaqur një lojë të jashtëzakonshme që ishte vazhdimësi dhe e ndeshjes së fundit me Bajernin e Mynihut. Miqtë e drejtuar nga Kovaç bënë gjithçka mirë në Hamburg, duke gjetur epërsinë që në minutën e 35-të me anë të Holtby-t, që gabimisht e dërgoi topin në rrjetën e tij. Në pjesën e dytë ishte Shani Tarashaj protagonist, që realizoi dhe golin e 2-0 duke vulosur në kasafortë 3 pikët për të tijtë me një realizim fantastik. 9 minuta më pas, Seferoviç realizoi dhe të tretin për Eintracht që e mbylli me një goleadë këtë transfertë, duke u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim, ndërsa vendasit vazhdojnë të rrëshqasin dhe më shumë në klasifikim.
Kryesore
Continue to the categoryGerard Komini me mesazh të fortë nga Fieri: ‘12 vite llafe,...
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, Gerard Komini, ka reaguar me tone të ashpra ndaj gjendjes infrastrukturore në qytet. Ai përshkruan situatën...