Partia Demokratike i është përgjigjur premtimeve të Edi Ramës në lidhje me energjinë.
Zëdhënësja e fushatës, Floriana Garo në një deklaratë për mediat është shprehur se Rama vetëm ka abuzuar dhe premtimi i vetëm që ka mbajtur është dhënia e tenderave miqve të tij.
Deklaratë e zëdhënëses së fushatës së PD-së, Floriana Garo:
Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera.
Rama i cili ka dështuar për 8 vite me radhë dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumë të nevojë.
Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë për sektorin e energjisë në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – për t’ua dhënë miqve të tij.
Ndërsa vende si yni arritën të kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Është koha për një ndryshim.
Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhë – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë.
Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!