Deri në fundin e 2020 britanikët ndjeshin si të marxhinalizuar dhe të zhgënjyer nga Johnson. Më pas kanë ardhur vaksinat dhe tani dija shkencore e shëndetësore duket e rivendosur. Ja çfarë ka ndodhur (jo, Brexit nuk qëndron).
Deri nga fundi i 2020 anglezët e shikonin historinë e Covid-19 në vendin e tyre si një sekuencë fatkeqësishë, gabimesh në kalkulime dhe katastrofash. Nuk i kishin bërë gjërat siç duhet. Ky verdikt i ashpër zbutej pjesërisht nga vetëdija se pjesa më e madhe e demokracive liberale, përjashto Zelandën e Re dhe ndoshta Gjermaninë, ishte sforcuar shumë për të marrë kontrollin e një ngjarjeje kaq të jashtëzakonshme. Por gjithsesi duhej ta shikonim në fytyrë realitetin. Edhe për një vend shpesh gëzueshëm i çinteresuar për atë që ndodh në pjesë të tjera të botës dhe shpesh indiferent ndaj jetës politike e sociale të Europës kontinentale nuk kishte mënyrë për t’i shpëtuar. Britania e Madhe po shkonte më keq se thuajse të gjithë të tjerët, në disa aspekte edhe më keq se Amerika e Donald Trump.
Ditë pas dite shikonim grafikë të zymtë, me më shumë të vdekur për frymë se të tjerët, me më shumë raste me Covid në përgjithësi dhe me më shumë dëme ekonomike se ekonomitë e tjera të mëdha. Dinim edhe se në fazën e parë të pandemisë kishte pasur një mangësi dëshpëruese dispozitivësh mbrojtës për personelin mjekësor, se disa prej shtëpive tona të kujdesit kishin qenë kurthe vdekjeprurëse dhe se nuk arrinim të ndërtonim një skemë efikase gjurmimi për të izoluar me shpejtësi kush infektohej nga virusi. Deri gazetat që kanë si refleks politik kryesor atë të bërjes tifozllëk me zë të lartë për Boris Johnson, jo e fundit për shkak të miratimit të plotë për Brexit, vështirë se mund t’ja mohonin evidencën.
Për pjesën më të madhe të 2020 qeveria Johnson është kritikuar shumë. Ka pasur ndoshta një simpati të caktuar për të kur është infektuar me Covid në prill dhe ka përrfunduar në terapi intensive për disa ditë, por nuk ka zgjatur shumë. Vetëm pak muaj pas një mazhorance dërrmuese në zgjedhjet e dhjetorit 2019, qarkullonin zëra se kryeministri do të detyrohej të dorëhiqej, o pse nuk e kishte rimarrë veten nga virusi, o pse thjesht nuk ishte në gjendje të menaxhonte krizën. Tani gjithçka duket ndryshe. Shikojmë grafikë çuditërisht të ndryshëm që tregojnë një histori të ndryshme dhe e nxjerrin Mbretërinë e Bashkuar thuajse në majën e klasifikimeve të vaksinimit – pas Izraelit, por shumë më përpara vendeve të Bashkimit Europian. Nëse pikënisja është se vaksinimi kundër koronavirusit është një gjë e mirë, atëhere diçka në Mbretërinë e Bashkuar patjetër ka shkuar mirë. Çdo mbrëmje shohim imazhet televizive me qytetarë të lumtur me mëngët e ngritura, që dhurojnë buzëqeshje teksa gjilpëra i ngulet në krah. Ministrat i japin zë haresë së tyre, politikanët e opozitës japin mbështetjen e tyre dhe intervistuesit e gazetarët zakonisht cinikë apo thjesht pak të bindur, bëjnë shumë komplimente.
As gabimet dhe krizat e menaxhimit të Covid vitin e kaluar, as suksesi aktual në fushatën e vaksinimit nuk kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me psikodramën e 4 viteve të fundit që ka dominuar jetën politike dhe mediatike kombëtare përpar virusit – domethënë Brexit. Brexit ka qenë kështu për kaq shumë kohë dhe në mënyrë kaq pervazive sa që shumë prej nesh mezi kanë arritur ta riadresojnë trurin dhe të analizojnë pandeminë – që është historia e një virusi të paedukatë pa asnjë interes në fjalorin e Brexit lidhur me identitetin kombëtar, sovranitetin, emigraconin, tepritë e supozuara e burokracisë së Brukselit apo politikën komunitare lidhur me peshkimin. Por kjo nuk do të thotë se fjalori i Brexit nuk ka pasur rol në mënyrën me të cilën disa kanë zgjedhur të interpretojnë performancën lidhur me Covid e Mbretërisë së Bashkuar. Për vite të tëra, brexiteer kanë shfrytëzuar çdo rast për të nënvizuar diferencat, disa reale dhe të tjera imagjinare, midis Britanisë së Madhe dhe pjesës tjetër të Europës – Covid nuk do të bënte përjashtim. Por munnd të jetë edhe e vërtetë se për disa politikanë europianë frustrimi lidhur me Brexit e ka modifikuar gjykimin e tyre për vetë vaksinat.
Duke u kthyer prapa me një vit, është e vështirë të kuptohet arësyeja e saktë e ngurrimit të Britanisë së Madhe për të bërë lockdown. Mund të jetë ankthi për faktin se masat e nevojshme për ta frenuar pandeminë do të ishin një ndërhyrje tepër e madhe në liritë individuale dhe njerëzit nuk do t’i zbatonin. Investigimi publik lidhur me menaxhimin e Covid ka mundësi që do të tentojë të shpjegojë pse Britania e Madhe ka reaguar kaq ngadalë ndaj katastrofës tashmë në zhvillim në Itali në shkurtin e 2020. Arkivolet në Codogno dhe mjekë më sytë e përlotur në Bergamo kishin dhënë një paralajmërim të fortë. Pjesa më e madhe e virologëve dhe e epidemiologëve të Mbretërisë së Bashkuara – dhe kanë qenë shumë – i thoshte Johnson që të bënte lockdown, por se ai nuk arrinte ta bënte.
Atëhere dukej se çdo ditë vonesë do të kishte pasoja fatale. Por më 16 mars Johnson zgjodhi ta injorojë logjikën e virusit dhe këshillën e shkencëtarëve të tij për të mbyllur kinema, teatro, pabe dhe restorante. Na tha vetëm të mos i frekuentonim. Qe një përgjigje afatshkurtër. Në harkun e një jave qemë të detyruar të bënim atë që pjesa më e madhe e pjesës tjetër të Europës tashmë e kishte bërë. Shumë mendojnë se mënyra e çalë me të cilën Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në lockdown ka kushtuar mijëra jetë. Qe një gabim politik, që është përsëritur në vjeshtë, kur sërish kemi qenë më të ngadaltë se pjesa më e madhe e vendeve të tjera për të reaguar ndaj valës së dytë. Ka shumë pak të ngjarë që ky vendim të jetë shkaktuar nga dëshira për të nënvizuar diferencën tonë nga Europa kontinentale. Por pjesa më e madhe e fjalorit të Johnson gjatë krizës është karakterizuar nga eksepsionalizmi anglez, me jehona të forta të debatit lidhur me Brexit. Johnson ka një stil të veçantë retorik që i përbën edhe boshtin e suksesit politik. Merr mbi vete më shumë rreziqe dhe tenton më shumë batuta se çdo politikan tjetër britanik i kohëve të fundit. Mbështetësit e tij e gjejnë këtë alegri dhe spontanitet të dukshëm bindësse apo deri “autentike”. Të tjerë i gjejnë të trasha dhe banale. Ajo që është e sigurtë është se nuk njeh modesti dhe understatement.
Herë të ndryshme gjatë vitit të fundit kryeministri na ka rrëfyer ankthin e tij personal, pasi i vetëshpallur “dashnor i lirisë”, pse ka marrë masa dhe kufizime. Ja një shembull domethënës i retorikës së tij në shtator në Dhomën e Komuneve: “Ka një diferencë të konsiderueshme midis vendit tonë dhe shumë të tjerëve. Vendi ynë e do lirinë… Jam thellësisht, shpirtërisht ngurrues që të miratojë një prej këtyre imponimeve apo të shkel lirinë e kujtdo”. Pastaj bëri këtë përmbledhje historike banale: “Praktikisht çdo progres, nga liria e fjalës tek demokracia, ka ardhur nga ky vend”. Johnson nënkuptonte se vuajtja jonë – prezantimi ynë i dobët lidhur me Covid – ishte diktuar nga fakti që ne britanikët e marrim lirinë kaq seriozisht dhe më seriozisht se kushdo tjetër. Kaq mendjemadhësi është në realitet një refleks. Johnson e kishte arritur pikën e tij më të ulët majin e kaluar, kur na kishte thënë se në harkun e pak ditëve Mbretëria e Bashkuara do të ngrinte në këmbë një fushatë testimesh, monitorimi dhe gjurmimi “world beating”. Ishte e pakuptimtë.
Për shumë vite Britania e Madhe kishte investuar shumë pak në shëndetësinë publike dhe sistemi ynë i testimeve e i gjurmimit ishte ngritur mbi themele tmerrësisht të brishta. Kryeministri ka emëruar një mikun e tij në krye të sistemit, pa një proces seleksionimi, dhe e gjithëë gjëja ka ngjallir një skepticizëm të përhapur. Edhe tani jo shumë besojnë se ky sistem i gjurmimit funksionon mirë. Në këtë kontekst dhe më negociatat e ashpra tregëtare lidhur me Brexit në zhvillim, nuk habit fakti që menaxhimi i Covid në Britaninë e Madhe ka pasur një mbulim shumë të keq nga mediat në Europë. Aty mundët të shikonit politikanë dhe funksionarë të kontinentit, që ngrinin sytë në qiell përballë kombinimit të paraqitjeve të dobëta dhe retorikës fëminore. Më pas kanë ardhur vaksinat. Para së gjithash: Pfizer, një kompani amerikanë. Por qeveria kishte krijuar një task forcë lidhur me vaksinat e drejtuar nga një mik i tjetër i Johnson, i emëruar pa kurrfarë seleksionimi. Por grupi është sjellë vërtet shumë mirë. Ka mbështetur vaksinën Pfizer në fazën fillestare dhe në një vendim që e ka përshpejtuar shumë fushatën qeveria i ka dhënë Pfizer një shpërblim ligjor, duke e mbrojtur nga paditjet në gjykatë. Duke vendosur për arësye të mira të negociojë si një bllok, Bashkimi Europian më pas ka ngecur në çështje ligjore. Në fakt, nuk kishte asnjë lidhje midis vendimeve të mira të Britanisë së Madhe dhe Brexit – janë përdorur tagra të ekzistuese për ta autorizuar qasjen tonë: do të mund ta bënim në çdo rast, Brexit apo jo Brexit. Por dëshira atavike për t’u mburrur ka qenë e papërmbajtshme. Gavin Williamson, ministri i Arsimit, që sipas shumëve nuk është sjellë aspak mirë gjatë pandemisë, ka deklaruar: “Kemi njerëzit më të mirë në këtë vend dhe natyrisht që kemi autoritetin rregullues shëndetësor më të mirë, shumë më të mirë se i francezëve, shumë më i mirë se i belgëve, shumë më i mirë se i amerikanëve. Kjo nuk më habit aspak, pasi jemi një vend më i mirë se secili prej tyre”. Williamson, që nuk është i famshëm për dinakërinë e tij, ka thënë pastaj se është treguar shumë i lehtë.
Një tjetër nga ministrat e Boris Johnson, Alok Sharma, e ka lënë veten të pushtohet nga shkëlqimi sigurues i nacionalizmit lidhur me vaksinat. Në dhjetor, kur Pfizer ka marrë dritën jeshile në Britaninë e Madhe, ka fryrë gjoksin për të thënë: “Në vitet e ardhshme do ta kujtojmë si ditën ku Mbretëria e Bashkuara ka udhëhequr njerëzimin kundër kësaj sëmundjeje”. Ishte një budallallëk me brirë dhe i sikletshëm. Vaksina ishte gjetur nga një laborator i drejtuar prej dy emigrantëve turq në Gjermani, në bashkëpunim me një gjigand farmaceutik amerikan, dhe stabilimenti i prodhimit ndodhej në Belgjikë. Ambasadori gjerman në Mbretërinë e Bashkuara i ishte përgjigjur me mençuri: “Pse është kaq e vështirë të pranohet ky hap i rëndësishëm përpara si një sukses më i madh ndërkombëtar?”. Ka qenë kjo shfaqje e pakëndshme e vetëkënaqësisë britanike që i ka detyruar shumë europianë, sidomos presidentin francez Emmanuel Macron, që të humbasë gjykimin lidhur me vaksinën AstraZeneca? E pyes sepse duket që gjatë dy muajve të fundit disa politikanë të rëndësishëm europianë i kanë ceduar versionit të tyre të nacionalizmit të vaksinave, me efekte potencialisht të tmerrshme.
AstraZeneca ka qenë një tjetër bast shumë i mirë i task forcës britanike lidhur me vaksinat. Edhe një herë akoma ashtu si me Pfizer, anglezët kanë blerë shumë doza dhe sërish e kanë bërë përpara kohe. Ndoshta ka qenë fat që e kanë bërë, pasi vaksina është studiuar në Oxford University dhe AstraZeneca është një kompani anglo – suedeze, por Oxford është prej kohësh një fuqi shkencore me një përvojë të njohur në këtë fushë. Agjencia Britanike e Ilaçeve e ka miratuar vaksinën AstraZeneca në fund të vitit duke përdorur një pushtet emergjence të disponueshëm edhe në Bashkimin Europian për EMA. Po, statistikat lidhur me efikasitetin e Pfizer qenë akoma më befasuese se ato të AstraZeneca, por shifrat e kësaj të fundit qenë në vetëvete shumë mbresëlënëse për kë i njihte vaksinat. Por pikërisht ky ishte problemi. Pjesa më e madhe e jona nuk dinte shumë për vaksinat, jo i fundit fakti më i rëndësishëm që asnjë vaksinë nuk është efikase në masën 100%. Efektivisht, vaksina antigrip, që ekziston prej një farë kohe, ka një efikasitet më të ullët sesa vaksina AstraZeneca.
Është e vërtetë se suksesi ndaj mbi 65 vjeçarëve në studimet AstraZeneca ishte më i vogël dhe më i ulët se ai i Pfizer, por gjithsesi kishte shumë shkencë imunologjike solide që tregonte se vaksina do të funksiononte mirë edhe në atë fashë moshore. Pak javë larg nga njëri tjetri, autoriteti i Mbretërisë së Bashkuar dhe EMA kanë arritur të njëjtat konkluzione: kishte shumë të ngjarë që vaksina të kishte efekte të mira ndaj mbi 65 vjeçarëve, anipse në atë fazë ishte e vështirë saktësia siç do të kishim dashur sikur vaksina të kishte qenë në fazë zhvillimi prej shumë vitesh normalisht të nevojshme për sigurimin e miratimit. Veç kësaj, shkenca tregonte se vaksina nuk ka shkaktuar dëme, përjashto faktin që disa kanë pasur një reagim të zgjatur një ditë, një problem i vockël po të kihen parasysh benefitet e mëdha. Vaksina AstraZeneca paraqet avantazhe të mirënjohura për një kontinent, bile për një votë, e cila ka nevojë që miliarda njerëz të vaksinohen me shpejtësi. Kushton pak. Oxford ka këmbëngulur mbi faktin se vaksina do të duhej të bëhej e disponueshme me çmimin e kostos dhe AstraZeneca e ka pranuar. Dhe është shumë më e lehtë për t’u ruajtur dhe shpërndarë sesa ajo e Pfizer.
Domethënë, me këto premisa pritej një mal me duartrokitje në Europë. Në fakt, presidenti Macron ka njoftuar një ditë përpara se EMA të miratonte përdorimin e AstraZeneca për të gjitha fashat moshore: “Sot gjithçka të bën të mendosh se (AZ) sështë thuajse e paefektshme për njerëzit më shumë se 65 vjeç, disa thonë 60 ose më shumë”. Vetëm për t’u sqaruar, ka shtuar se vaksina “nuk funksionon siç e prisnim”. Kjo ishte e çuditshme. Më pas Clément Beaune, ministri i tij për Çështjet Europiane, ka shkuar më tej, i shtyrë pjesërisht nga vendimi britanik, qartazi unilateral, se ka një hendek më të madh midis marrjes së dy dozave sesa mendohej në fillim. Rregullatori britanik mendon se objektivi duhet të jetë ai i pajisjes të sa më shumë njerëzve me dozën e parë, bazuar mbi faktin që siguron një mbrojtje shumë domethënëse. Beaune ka deklaruar: “Anglezët kanë marrë më shumë rreziqe mbi vete, gjë që u ka mundësuar të ecin më shpejt. Nuk do të kija këtu atë që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar. Është strategji vaksinimi masiv me më shumë rreziqe pasi kushtet e tyre shëndetësore janë më të këqija”.
Ndoshta francezëve u ka ardhur aq shumë në grykë nga Mbretëria e Bashkuara për shkak të Brexit sa që mendojnë se të gjithë standardet e jetës publike britanike janë prishur, se shkencëtarë dhe rregullatorë janë shërbëtorë të padronëve të tyre politikë, të gatshëm që ta sakrifikojnë vokacionin e tyre shkencor për t’i bërë qejfin Johnson dhe ministrave të tij. Ndoshta janë të bezdisur nga fakti vaksina franceze e Sanofi nuk ka funksionuar (por mundet akoma dhe kapelen nëse funksionon). Por ppraktikishht akuza ka qenë se britanikët janë mashtruar ose, për të cituar Macron, se deri në fund të janarit nuk qemë “seriozë”.
Kjo ka qenë gabim. Shkencëtarët mund të mos jenë dakord njëri me tjetrin, por presupozohet se provat e disponueshme shkencore janë marrë në konsideratë siç duhet dhe shkenca britanike është një gjë serioze. Konsulentët shkencorë dhe mjekësorë e Mbretërisë së Bashkuar janë bërë figura familjare vitin e fundit, pasi shfaqen shpesh në konferencat e shtypit të kryeministrit. Nuk janë figura politike. Janë emëruar nga një juri, vetë ajo e zgjedhur në bazë të përvojës. Nuk ka ndërhyrje politike. Kam njohur disa njerëz që i kanë mbajtur më parë këto pozicione dhe është e vështirë të gjendet një grup më i pakorruptueshëm se ky. Për të përdorur një shprehje stil i vjetër: janë të rritur.
Në të njëjtën mënyrë rregullimi i ilaçeve, përfshi vaksinat, në Mbretërinë e Bashkuara nuk është influencuar nga politika apo nga nacionalizmi. Deri tek Brexit, EMA e ka pasur prej dekadash selinë në Londër dhe kjo për një arësye të mirë. (Tani është në Amsterdam). Kjo ishte një prej zonave ku Britania e Madhe legjitimisht mund të rivendikonte kompetencë. Njerëzit e ppërfshirë janë të pavarur, rigorozë dhe të pajisur me dijet e nevojshme. Është e pakonceptueshme që miratimi i shpejtë i vaksinave nga ana e Mbretërisë së Bashkuar ka qenë rezultat presionesh politike apo që shkencëtarët e përfshirë të jenë kapur nga paniku. Ditët e fundit armiqësia ndaj vaksinës AstraZeneca është zvogëluar. Dëshmi më pozitive vijnë thuajse çdo ditë dhe të bazuara mbi miliona njerëz që praktikisht janë vaksinuar. Tani Presidenti Macron thotë se do të ishte i lumtur ta ketë këtë vaksinë, por janë bërë shumë dëme. Francezët, më shumë se shumë të tjerë, duket se janë thellësisht dyshues lidhur me vaksinimet – kjo pavarësisht 209 viteve provash empirike dhe rolit prej protagonisti të luajtur në historinë e vaksinologjisë nga një prej francezëve më të shquar, Louis Pasteur. Gjëja e fundit që do të kishin nevojë francezët është një epidemi analfabetizmi shkencor në Elize.
Në mënyrë të parashikueshme, Angela Merkel ka qenë pak më e vëmendshme me fjalorin, por vetëm tani duket se janë dashur pak përpjekje për t’i bindur gjermanët ta pranojnë vaksinën AstraZeneca dhe, tragjikisht, miliona doza janë lënë të papërdorura në Europën Perëndimore, duke vënë kot në rrezik më shumë njerëz dhe duke vonuar rikthimin e jetës normale. Pavarësisht të gjitha dyshimeve dhe armiqësive të dy muajve të fundit, ka qenë e habitshme që shumë vende të Bashkimit Europian janë zemëruar pse kanë siguruar më pak doza të AstraZeneca. Kjo është një inkoherencë politike dhe shëndeti publik në shkallë të gjerë. Po jetojmë një krizë me përmasa të jashtëzakonshme. Tani që shkencëtarët kanë kryer mrekulli dhe na kanë dhënë vaksina që na sigurojnë një rrugëdalje nga Covid, kemi të drejtë të presim që të gjithë politikanët e të gjitha vendeve të sillen në një mënyrë që i përshtatet rëndësisë së situatës. Ekzistojnë hapësira të mëdha përmirësimi.
(Mark Damazer ka qenë Nëndrejtor i BBC News, Shef i Radio 4 të BBC dhe më pas në Governing Body të televizionit. Deri më 2019 ka qenë President i St Peter’s College të Oxford. Sot është President i Booker Prize Foundation)
Përgatiti
ARMIN TIRANA