Përse kandidoj!

Anduena QEFALIA

Kandidoj për deputete e Kuvendit të Shqipërisë me Partinë Demokratike si forca politike që rrëzoi komunizmin, riktheu liritë dhe të drejtat njerëzore të fjalës dhe besimit, anëtarësoi vendin në NATO dhe realizoi lëvizjen e lirë pa viza në zonën Schengen.
Në Partinë Demokratike dënohen krimet e diktaturës, nuk pranohet restaurimi që i është bërë figurës së diktatorit dhe vetë regjimit komunist gjatë këtyre viteve të fundit, ashtu siç kushdo në PD është krenar me rolin e kësaj partie në vendosjen e sistemit demokratik dhe rikthimin e lirive fetare.

I bashkohem karvanit të ndryshimit pas 8 vitesh rrënim ekonomik, shpopullim të Shqipërisë dhe thellim të varfërisë dhe pabarazive në shpërndarjen e të ardhurave. Është koha për të rikuperuar vitet e humbura në ekonomi, në shëndetësi, në arsim dhe në integrimin europian. Vendet që ishin pas nesh në shumë prej këtyre treguesve, kanë bërë hapa gjigandë përpara. Vetëm Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.

Do të punoj për të zgjeruar liritë fetare dhe për rritjen e mundësive që besimtarët e të gjitha feve të praktikojnë dhe shfaqin publikisht pa kufizime fenë dhe identitetin e tyre. Do të jem një avokate e institucionit dhe nocionit tradicional të familjes dhe do të mbështes pa asnjë hezitim politikat për mbrojtjen e gruas nga dhuna, diskriminimi dhe çdo praktikë e disfavorshme.

Nuk do të zbrapsem asnjëherë nga përpjekjet për të thënë të vërtetën edhe kur kjo është e vështirë, për të kundërshtuar padrejtësinë dhe tiraninë dhe për të përkrahur drejtësinë, mirëqenien dhe liritë njerëzore për qytetarët shqiptarë.

E konsideroj bashkëjetesën harmonike ndërmjet bashkësive të ndryshme të besimit si një manifestim të shkëlqyer të vëllazërisë abrahamike dhe të virtytit universal të respektimit të dinjitetit njerëzor. Do të punoj çdo ditë që kjo bashkëjetesë të shëndosh

Artikulli paraprak6 mijë euro për një vend pune
Artikulli tjetërBerati, pritje madhështore Bashës: Të gjithë bashkë do ta bëjmë të mundur ndryshimin duke dalë masivisht në votime