Partia Demokratike ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Edi Rama. PD shkruan në reagimin e saj ndaj Ramës se, turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.
Reagimi i plotë
Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.
Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.
Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.