Bardhi në Gramsh: Do të thyejmë traditën e votimit me tifozllëk, llogaridhënia sjell zhvillim

Gjatë një takimi me banorë të Gramshit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet, mjekun e njohur Fadil Mërzhegu, Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi është shprehur se ky qytet me 25 Prill do të ndryshojë modelin e politikës, duke thyer traditën e keqe 30 vjecare të votimit të një partie që këtë besim nuk e ktheu kurrë në shërbim ndaj njerëzve.

“Doktor Fadili nuk ka nevojë për shumë prezantim, sepse ju e njihni, pjesa dërrmuese e njohin dhe kanë përfituar nga shërbimet e tij. Kësaj here i ka hyrë një rruge që është me të njëjtin mision; për t’i shërbyer njerëzve, se qoftë si doktor, qoftë si deputet, do të duhet me i shërby njerëzve”, tha Bardhi.

Duke u ndalur te skepticizmi i qytetarëve, Bardhi pohoi se përvoja që kanë pasur deri tani i ka bërë me të drejtë gramshiotët të jenë dyshues.

“Deri më sot, me shumë të drejtë ju mund të thoni: S’kemi parë deputetët të na shërbejnë! Duke qenë se përsërisin çdo katër vjet të njëjtat gënjeshtra këtu në Gramsh, edhe pse kanë marrë me vite të tëra besim absolut për Partinë Socialiste. Tani kanë filluar ta aplikojnë këtë modelin që i ndërrojnë kandidatët çdo katër vjet. Këtë kanë bërë edhe kësaj here! Dhe mendojnë se duke u paraqitur tek ju me fytyrë të re dhe logo të vjetër, do marrin besimin e qytetarëve të Gramshit. Realiteti është që janë po të njëjtët gënjeshtarë, thjesht ndryshojnë fytyrë, se o kanë pasur detyrim për Gramshin, o s’kanë pasur për asnjë bashki tjetër në të gjithë territorin e qarkut të Elbasanit. Dhe kjo braktisje është edhe arsyeja përse unë kam zgjedhur që jo vetëm këtë fushatë, por edhe pas zgjedhjeve, bashkë me Dr. Fadilin, të mbuloj Gramshin.

Kam konstatuar që Gramshi bashkë me fshatrat është bashkia në gjendje më të mjerueshme, krahasuar me të gjithë bashkitë e tjetra të qarkut të Elbasanit. Askund nuk e kam gjetur varfërinë dhe mjerimin në nivele të tilla siç e kam gjetur këtu. Mjerim, mjerim, mjerim!”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, vecanërisht fshati është treguesi i keqqeverisjes në 8 vite.

“Dhe në ka një pasqyrë ku ne mund të shikojmë keqqeverisjen 8-vjeçare të Edi Ramës, është të shkosh në fshat. Gjendja aktuale e ka kthyer në emergjencë kombëtare vëmendjen ndaj fshatit, ndaj bujqësisë e blegtorisë. Kurse ata e kanë politikë: Varfëroi sa më shumë, se duke i varfëruar mendon se i nënshtron më lehtë dhe i blen ditën e zgjedhjeve më lehtë. Këtë ka bërë edhe ky! I ka varfëruar njerëzit deri në pikën sa mendon që do t’i blejë dinjitetin në ditën e zgjedhjeve, me atë thesin e miellit apo 50 mijë lekëshin, apo do t’i frikësojë duke i kërcënuar me ndihmën ekonomike. Jam i sigurt që e bën edhe këtu tek ju! Që po shkove në miting të PD-së, të heqim ndihmën ekonomike. Po votove PD-në, do të heqim ndihmën ekonomike. Jam i sigurt që keni dëgjuar edhe ju raste këtu. E bëjnë edhe këtu! Dhe kjo ka ardhur edhe për një arsye të thjeshtë, se kanë menduar që njerëzit janë dele, dhe mjafton t’i marrësh votën, e të fusin e të mbushin kutinë me vota, dhe ti i merr të mirëqenë, s’ke nevojë me i shërby, me parimin që këta janë tanët, s’ka problem, se këta votojnë gjithë jetën për Partinë Socialiste”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi politik solli argumentin e nevojës jo vetëm për rrotacion, por sidomos për ndryshimin e modelit të politikës.

“Prandaj e kam thënë edhe në takimin e parë që kemi qënë; kjo nuk është betejë mes socialistëve dhe demokratëve, nuk është betejë mes PD-së dhe PS-së, që të ecin me traditë për të votuar Partinë Socialiste, se kështu ka votuar gjithë jetën familja ime, apo kështu kam votuar gjithë jetën unë. Socialistët e thjeshtë janë ndjerë të braktisur po ashtu, e kanë mllef e zhgënjim dyfish krahasuar me demokratët, edhe për faktin se i kanë dhënë besim. Dhe ajo që të gjithë bashkë do të duhet të bëjmë, pas 30 vitesh demokraci, është shumë e thjeshtë. Vjen këtu, merr ca angazhime përpara jush, dhe duhet pas 4 vitesh të bësh bilancin e angazhimeve që ke marrë përsipër. Qofsh demokrati më i thekur i fshatit, pas 4 vitesh, nëqoftëse unë, Dr.Fadili dhe Partia Demokratike nuk mbajmë angazhimet, nuk duhet të votoni më për PD. E njëjta gjë vlen edhe për socialistët; nëse kanë 30 vjet që i japin besim në shumicë dërrmuese Partisë Socialiste, dhe s’kanë marrë mbrapsht asnjë shërbim, nuk mund të votojnë sërish PS-në thjesht për inerci, se janë socialistë. Se vetëm kur të gjithë ne bashkë ta konsiderojmë politikën llogaridhënie, e shërbim ndaj njerëzve, të jeni të sigurt se do të jemi të gjithë më mirë. Nuk mund të jemi më mirë qoftë se votojmë me tifozllëk. Nuk do jemi kurrë më mirë nëse votojmë për partinë duke mos menduar familjen tonë e fëmijët tanë. Se ju pyeta herës së shkuar, a ka përfituar ndonjëri ndonjë lek nga ato 95 milionë euro që pretendon se ka shpërndarë vitin që shkoi, dhe më thatë që asnjëri prej nesh këtu në fshat, nuk ka marrë qoftë edhe një qindarkë. Ato lekë kanë dalë nga buxheti i shtetit…

Artikulli paraprakFermerët në Fier denoncojnë abuzimin me subvencionet në bujqësi. “Pushteti merr paratë për vete”
Artikulli tjetër“Rilindja ka persekutuar Shkodrën”, Bushati me banorët në Perash: 25 prilli është momenti që t’i japim fund shkatërrimit të vendit