Bushati me të rinjtë në Postribë: Jeni shpresa për të ndryshuar vendin. Emigracioni nuk është zgjidhja. Vota për PD garanton shkollim dhe punësim

Koordinatori Poltik i Qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me të rinjtë në kalanë e Drishtit. Fenomeni i emigracionit, papunësia dhe zhgënjimi po merr përmasa alarmante dhe kjo duhet ndalur, tha ai. Të rinjtë treguan se janë të pambështetur nga qeverisja 8 vjecare e Edi Ramës, veçanërisht për të gjetur punë pas mbarimit të shkollës.

“Programi i partisë demokratike për rininë parashikon ndihmesë ekonomike për studentët që nuk kanë gjendje ekonomike, asnë njeri, asnjë i ri nuk do të ngelet pa studiuar për efekt të pa mundësisve ekonomike familjare, do te kenë gjysmën e tarifave të paguara, do të ketë 5000 bursa për rininë shqiptare për të mbuluar plotësisht jo vetëm tarifat por eddhe të gjithë shpenzimet e shkollimit. 10 mijë studentët më të mirë, 10 mijë ekselentët e Shqipërisë do të kenë mundësi të punësohen për një vit me pagesë në ndërmarrjet më të mira shqiptare në mënyrë që të hyjne gradualisht në tregun e punës. Ne vendosim rininë në qëndër të programit tonë, rinia do të sjell zhvillimin pas 25 prillit. Për këtë është e rëndësishme pjesmarrja masive në votime, janë votimet më të rëndësishme në 30 vite demokraci. Ato që do bëjnë ndryshimin midis shkatërrimit 8 vjecar dhe një fillimit të ri për Shkodrën, Shqipërinë dhe Postribën jeni ju”, tha Helidon Bushati.

Bushati kërkoi angazhimin e të rinjve për të mundësuar rotacionin politik dhe ftoi të rinjtë që në këto zgjedhje të votojnë për vete. Sipas tij, fytyra e pushtetit të PD pas zgjedhjeve të 25 prillit në qeverisje do të jenë të rinjtë si pika më e fortë e zhvillimit të Shkodrës dhe Shqipërisë. Bushati, i cili ka studiuar për shumë vite jashtë vendit, u tha të rinjve se ata janë e ardhmja dhe ndryshimin do e bëjnë pikërisht ata.

Artikulli paraprakFshatrat e qarkut të Vlorës, të braktisur! Leskaj: Pas ndryshimit të madh në 25 prill, nisim menjëherë investimet
Artikulli tjetërBorati përgatit mashtrimin e radhës!