Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në familjen e Arjan Salës, të riut që humbi jetën duke shpëtuar jetët e njerëzve në zjarrin e rënë në magazinat e një qendre tregtare në Tiranë.
Teksa e cilësoi heroik, aktin e Arjan Salës për shpëtimin e kolegëve të tij, ish-kryeministri Berisha fajësoi strukturat shtetërore për vonesë në ndërhyrjen nga ana e forcave zjarrfikëse.
‘Shërbimi i emergjencës është fiktiv, pothuajse inekzistent. Kjo këtu nuk mund të ishte përjashtim. Është fatkeqësi e veçantë. Akti i Arjanit është epik. Zgjodhi të flijojë veten për të shpëtuar ata që ky i kishte në mbrojtje. Nuk ka akt më të madh njerëzor’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.