Duhet të lidhim arsimin me tregun e punës

Nga Lediana FRATARI

Të konsultohesha me një grup pedagogësh ishte një privilegj për mua. Të ardhur nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës dhe universiteteve private, ne diskutuam për standardin e arsimit të lartë dhe mbi të gjitha, lidhjen e diplomimit me tregun e punës. Pedagogët kërkuan që të rinjtë të orientohen të studiojnë degë që kanë më shumë mundësi punësimi, në mënyrë që të mos prodhojnë të rinj të diplomuar të cilët nuk kanë mundësi të orientohen në tregun e punës.

Ata kërkuan sërish që të investohet në arsimin e lartë, për të nxitur kërkimin shkencor, për tu dhënë mundësi të rinjve të talentuar të përfshihen në botën e studimit dhe shkencës. Aktualisht, universitetet shqiptare nuk zhvillojnë kërkim shkencor dhe kjo është një situatë dramatike për arsimin e lartë shqiptar.

1 2

Artikulli paraprakTabaku: Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin të ardhmen me një qeveri që mendon për familjet e tyre
Artikulli tjetërHasani njihet nga afër me realitetin migjenian në Pukë: Pas 25 prillit do të ketë një qeveri që mendon për njerëzit!