Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar me video si policët bashkiakë tërheqin qentë zvarrë nëpër lagjet e Tiranës dhe më pas i vrasin me acid klorhidrik në zemër.
“Erion Veliaj është një dyfytyrësh që fotografohet me qentë por nga ana tjetër i tërheq zvarrë me kamiona për t’i shfarosur në spitalin e vdekjes”, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit
Qytetarët i vret me trafik e smog. Kafshët e gjora e të pambrojtura i vret me acid klorhidrik në zemër.
Erion Veliaj është një dyfytyrësh që fotografohet me qentë por nga ana tjetër i tërheq zvarrë me kamiona për t’i shfarosur në spitalin e vdekjes. Një barbari e komanduar prej tij. Neveri për këtë hipokrit të pështirë që turpëron emrin shqiptar!