Lulzim Basha: Për herë të fundit, Parlamenti Europian, para një jave dhe për herë të parafundit, Komisioni i Çështjeve me jashtë i Parlamentit Europian, i tha fare qartë: “Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet.” Përkundrazi, ka një shqetësim që është rikthyer fuqishëm pas shumë kohësh. Dje, lexova një ndërhyrje të një figure, të një kolegut tuaj por më shumë se kaq, të drejtuesit të “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, i cili fare thjesht dhe qartë tha që Shqipëria po përballet me rrezikun e kthimit në një shtet monopartiak, thellësisht të korruptuar, me pushtet të përqendruar në duart e një partie të vetme, që jo vetëm nuk e lufton korrupsionin, po ku ka arritur korrupsioni në nivelin e kapjes totale të shtetit, ku kriminelët dhe një grusht biznesmenësh.
Transparency International tha dhe citoi 9 ligje të hartuara jo për interes të shqiptarëve por për interes të këtyre grupeve, grupeve të krimit të organizuar, grupeve të oligarkëve. Pra, kjo është arsyeja pse Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Nuk është arsyeja që ka, fjala bie, Maqedonia e Veriut që papritur i ka dalë Bullgaria për një çështje e cila me siguri pas zgjedhjeve në Bullgari dhe shpresoj do të marrë zgjidhje.
Shqipëria jo vetëm s’ka bërë hapa përpara por kushtet e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë janë shtuar. Arsyet dihen fare mirë, sepse ato që shqiptarët shikojnë me sytë e tyre ditë për ditë tavolinat që zbrazen, ekonomia në faliment, shëndetësia e arsimi në kolaps, papunësia që rritet, emigracioni 12 herë më i lartë se në Serbi janë pasojat e drejtpërdrejta të dështimit të kësaj qeverie, 8 vite me radhë nuk ka hedhur një hap drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Lulzim Basha: Pyetja shtrohet fare thjeshtë, këto 8 vite kemi hedhur ndonjë hap ne në drejtim të anëtarësimit në BE?
Pra është fakt që Shqipëria 8 vite nuk ka bërë asnjë hap përpara në drejtim të Bashkimit Europian. Është fakt që shumica dërmuese e shqiptarëve, për fat të mirë, besojnë se anëtarësimi në Bashkimin Europian është mirë për jetët e tyre, sepse kështu është në realitet. Është fakt se ne kemi provuar, pra kjo është vlera e spotit që u morëm me pjesën e vetës së parë, që kur angazhohemi seriozisht mund të tejkalojmë pengesa në dukje të pa kapërcyeshme. Prandaj i rikthehem dhe njëherë heqjes së vizave, sepse nuk kishte gjë më utopike për shqiptarët sesa ti thoje në vitin 2009 do heqim vizat dhe ju do të keni mundësi të lëvizni vetëm me pasaportë në zonën Shengen.
Pyetja këtu shtrohet: Cila jep garanci për këtë proces? Një qeveri që ka 8 vite që s’ka hedhur asnjë hap përpara dhe për këtë fajëson të gjithë. Ju fajëson ju, fajëson Bashkimin Europian, njëherë Francën, njëherë Holandën, njëherë Gjermaninë, por vetëm veten e vet. Një kryeministër që ka 8 vjet që hap shampanjën dhe ju thotë shqiptarëve u futëm. Ju i dini twitter-at e famshëm “Më në fund arritëm” dhe në fakt ka gënjyer sepse nuk kemi arritur. Ne s’kemi arritur asgjë . Apo dikush dhe një forcë politike që ka dhënë prova, e njeh atë shteg me gjithë vështirësitë që ka, prandaj u ndala te 15 kushtet për të hequr vizat. Që ka dhënë provat që ka jo thjeshtë lidhjet. Pa diskutim që i kam lidhjet me udhëheqësit Europian por ka dhe përvojën, ka vizionin ka vullnetin për të naviguar një proces shumë kompleks siç është ai i futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Blendi Fevziu: Çdo me thënë futje në Bashkimin Europian? Për sa vjet?
Lulzim Basha: Kjo do të thotë në radhë të parë. Ja çfarë do të thotë kjo. Kjo do të thotë në radhë të parë që akti i parë i qeverisë time pas 25 prillit do të jetë konferenca e parë ndërqeveritare dhe menjëherë pas kësaj nisja e negociatave me bashkimin Europian.
Blenid Fevziu: Sa kohë do të marri ky proces?
Mentor Kikia: Këtë e ka në dorë BE nuk e keni ju.
Lulzim Basha: Absolutisht. Këtu duhet të jemi fare të qartë me njëri-tjetrin sepse qytetarët tashmë e kanë ndjekur këtë. Janë 15 parakushte që duhen ndjekur që duhet të plotësojë Shqipëria. Në momentin që këto parakushte plotësohen dera hapet.
Blendi Fevziu: Kur hyn Shqipëria në Bashkimin Europian, sipas jush zoti Basha?
Lulzim Basha: Sipas meje brenda vitit të parë të qeverisë tonë ne nisim negociatat me shumicën.
Blendi Fevziu: Kur hyn në Bashkimin Europian, se ju keni thënë do e fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian nuk keni do hapim negociatat.
Lulzim Basha: Unë kam thënë që Partia Demokratike ka misioni kryesor futjen në Bashkimin Europian. Ai është identifikuar sot si përgjegjësi që vendi ka mbërritur aty ku ishte vjet më para me Bashkimin Europian. Unë ju garantoj që brenda vitit tonë të parë të qeverisjes do të kemi nisur negociatat me kapitujt kryesorë të Bashkimit Europian. Unë ju garantoj që shpejtësia e negociatave për shkak të ekipit që do t’i udhëheqë ato ku që sot në këto momente që ndodhem këtu jo si kryeministër, por akoma si kandidat për kryeministër ne po mbledhim ekipin më të mirë të ekspertëve të huaj nga Berlini në Paris për të asistuar ekipin shqiptar duke përfshirë edhe përvojën e vendeve që janë futur së fundmi siç është Kroacia për të cilën mora ka drejtpërdrejt se janë gjëra që humbin këto, angazhimin e kryeministrit kroat që e takova para disa javësh. Më priti në Zagreb dhe është një nga vendet ka ndërtuar përvojën më të mirë të negociatave. Unë ju garantoj që do të ecim me shpejtësinë që ka ecur të paktën Kroacia, apo Sllovenia apo vendet e tjera.