Shehu me fasonët në Përmet: Rrisim pagën minimale për punëtorët dhe lehtesojmë faturat e biznesit nga çmimet e larta dhe taksat

Drejtuesi politik i Qarkut Gjirokastër, Prof.Dr. Tritan Shehu u takua me bizneset prodhuese të konfeksioneve dhe paketimit në qytetin e Përmetit. Zoti Shehu u fokusua tek politikat lehtësuese që PD ka në programin e saj për biznesin prodhues. “Ulja e taksave do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht në qytetet ku punësimi është një barrë e madhe sociale“, tha Tritan Shehu, i cili shpjegoi edhe kushtet e rritjes së pagës minimale në të paktën 36 mijë lekë.

Kjo pagë merr vlerë si për punëtorin, edhe për biznesin dhe nuk bëhet barrë, pasi qeveria e PD do ta shoqërojë rritjen e pagës minimale me politika të tjera lehtësuese për biznesin, uljen e cmimit të naftës, të energjisë elektrike dhe të shumë taksave të tjera që u zënë frymën biznesit prodhues”, është shprehur zoti Shehu.

Në takimet e Përmetit, Tritan Shehu shoqërohej edhe nga kandidatja për deputete e këtij qyteti mjekja pediatre Joana Qirollari.

Artikulli paraprakBasha kujton heronjtë e 2 prillit: U vranë nga regjimi që po jepte shpirt! Emrat e 4 martirëve kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë
Artikulli tjetërPensionistët: Shëndetësia falas fasadë, gjysma e pensionit ikën për ilaçe, Bushati: Pensionet do të rriten të paktën 5%, në vit