Fundi i Ramës do të jetë po i njëjti, një humbje e thellë!

Nga Tomor ALIZOTI

Në një krizë të pazakontë, nën makthin e humbjes së rëndë të 25 prillit, Rama vendos të mos lejojë emrat e kandidatëve në fletën e votimit. KAS, mesa duket, i kërcënuar iu bind kërkesës së turpshme të Ramës.

Është e qartë që Rama kërkon të fshehë nga publiku emrat e kandidatëve të tij. Shumica e kandidatëve të tij janë mishërim i hajnisë, zullumit, lidhjes me krimin, korrupsionit. Emrat e tyre në fletën e votimit do të bënin që njerëzit ta neverisin partinë dhe listën e Ramës ditën e zgjedhjeve. Aty ka emra që nuk do të kishin vend as në Kolumbi e as në Zimbabve.

Me këtë akt Rama dëshmon përçmimin që ka për votuesit duke i nxjerrë përpara numra, si edhe përçmimin që ka për ligjin dhe demokracinë.

Gjithsesi, fundi i Ramës do të jetë po i njëjti, një humbje e thellë!

Artikulli paraprakAmbasadori i Britanisë: Fleta e votimit të ketë partinë dhe emrin e kandidatit
Artikulli tjetërBasha uron Pashkët: Mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë!