Nga Namir LAPARDHAJA
Në krye të 8 viteve, gjëja e fundit që do të duhej të diskutohej, është mundësia e një mandati të tretë.
Kandidatët për deputetë të Rilindjes nuk duhet të priteshin fare nëpër zonat e tyre. Kryeministri duhej pritur me protesta qytetare, ndërsa ndryshimi i pushtetit duhet të ishte vetëm çështje proceduriale.
Ndonëse ndryshimi do të ndodhë me siguri, sërish duket se ka një vendosmëri të Edi Ramës për të mos hequr dorë prej tij lehtësisht.
Ndalimi i koalicioneve dhe heqja nga fleta e votimit të emrave të kandidatëve për deputetë, nuk janë gjë tjetër vetëm se pjesë e përpjekjeve të fundit.
Përveç populizmit dhe propagandës, Rilindja ishte e paaftë të përmirësonte jetën e shqiptarëve.
Filozofi Roger Scruton i pyetur vite më parë se me çfarë strategjie do të vijë në Shqipëri e djathta në pushtet, u përgjigj: ‘Me anë të kohës dhe duke e lënë të majtën të gabojë… Dhe, e majta gabon shumë.’
Në gjithë këto vite Rilindja duket se nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka përsëritur gabimet e së shkuarës, duke i shtuar gabime të reja.
Pushteti i vetëm dhe i pakufishëm do të jenë shtysa kryesore që do të rrëzojnë kështjellën prej rëre më 25 prill.
Ndryshimi është i pashmangshëm.
Asnjë përpjeke nuk do të jetë e mjaftueshme për ta ndalur frymën dhe pakënaqësinë popullore.