Kryetari i PD, Lulzim Basha është ndalur sërish tek një nga dështimet e kryeministrit në ikje, Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës thekson se, Rama ka abuzuar me koncesionet në shëndetësi.
Pyetja e kreut të opozitës: Sa do t’u kushtojnë shqiptarëve gabimet në llogaritje të koncesioneve në shendetësi.
Pergjigje: 90 milionë euro më shumë. PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekët pa rritje pagash.