Një fushatë ndryshe, pozitiviste e qytetare!

Ardi Stefa

Në mentalitetin shqiptar ekziston një konfuzion në lidhje me kuptimin e termit politikë dhe politikan. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes politikës konstruktive dhe asaj destruktive, mes politikanit të aftë dhe atij të paaftë. Madje vetë politikanët gjatë gjithë karrierës së tyre përdorin një retorikë kundër establishmentit politik, vijojnë të fajësojnë të tjerët për gjithçka dhe vijojnë të në thonë se ata janë zgjidhja, alternativa më e mirë dhe e ardhmja jonë? Në fakt, ata vetë janë establishmenti, ata vetë janë problemi. Ka një shprehje të njohur të Presidentit Regan adresuar demokracive të brishta në Amerikën Latine që e shpjegon më mirë: “Përderisa politikanëve u është dhuruar pa kontroll sovraniteti i qytetarëve, liria e tyre, hapësira publike dhe instrumentet e pushtetit përfaqësues e balancues, ata nuk kanë më nevojë për qytetarët, por kanë nevojë thjesht për një numër votuesish besnikë një herë në 4-5 vjet për të legjitimuar formalisht veten e tyre”.

Zgjidhja? Ish- presidenti Regan e ka të gatshme: “Qytetarët të refuzojnë të jenë turmë dhe me zë të lartë dhe kurajë të ndryshojnë pikat e kontratës me politikanët. Sa më shumë hapësirë, alternativa dhe ushtrim të demokracisë, aq më pak rrezikojmë që demokracia të na rrëmbehet dhe aq më shumë kemi garanci të sigurojmë të ardhmen duke shpëtuar prej tyre të tashmen”.

Në këtë kontekst, ndryshe nga të tjerët dhe stofi i zakonshëm, me të cilin vishen politikanët shqiptarë z. Leskaj thotë në çdo takim se “Angazhohet të bëjë ato që thotë dhe të thotë ato që do të bëjë”, duke theksuar se si ai, edhe ekipi i PD do të jenë shërbestarë të vërtetë të shqiptarëve.

Brenda muajit mars zoti Leskaj ka zhvilluar takime programative me anëtarë e simpatizantë të PD, por edhe me banorë të qytetit të Vlorës, Sarandës, Himarës, Delvinës, Selenicës, Konispolit; ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut; ka shkelur në të gjitha fshatrat dhe zonat rurale; ka organizuar takime dhe seminare pune me bordet e ngritura pranë shtabit qendror të PD; ka organizuar promovime librash; aktivitete me të rinjtë e FRPD apo të rinj që votojnë për herë të parë; aktivitete të veçanta me rastin e festave të 7-8 marsit; takime me pensionistë; takime nëpër lagje me banorët ku është njohur me problematikat e tyre; për të arritur kulmin me pritjen madhështore që qyteti i Vlorës i rezervoi në 17 Mars kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Gjatë muajit mars, i cili për nga aktivitetet, takimet dhe intensiteti i punës mund të konsiderohet si muaji kulmor i fushatës, zoti Leskaj ka konceptuar, ndërtuar dhe zhvilluar një fushatë moderne, duke alternuar takimet me anëtarët e seksioneve të PD, takimet kokë më kokë me njerëzit, takime me bordet e ngritura pranë Shtabit Qendror të PD, por edhe zhvillimin e shumë aktiviteteve politike e sociale. Vetëm gjatë muajit mars zoti Leskaj ka zhvilluar rreth 70 takime me nga mbi 100 qytetarë gjatë ditës, që ai i takon, bisedon, i dëgjon… Vizitat e tij nëpër lagje kanë pasur një impakt shumë të madh tek banorët pasi disa mijëra qytetarë, anëtarë, simpatizantë të PD, por edhe qytetarë me bindje të tjera politike apo banorë të paangazhuar politikisht janë takuar me të gjatë vizitave nëpër lagje, kanë shtrënguar duart, kanë “qarë hallet”, kanë folur hapur…

Gjatë muajit mars zooti Leskaj ka pasur takime me të gjitha strukturat e PD në Vlorë, duke prezantuar kandidatët e listës së Partisë Demokratike. Po ashtu ai ka prezantuar kandidatët për deputetë jo vetëm në Vlorë, por edhe në Sarandë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Vllahinë, Kotë, Drashovicë, Babicë, në Lumin e Vlorës, në Konispol, Finiq e shumë zona të tjera.

Në kuadër të mobilizimit të struktuarve dhe të kujtesës historike të PD zoti Leskaj ka organizuar takime në Vlorë, Selenicë e Sarandë me themelues të Partisë Demokratike, ish- drejtues të pushtetit vendor gjatë qeverisjes së PD, me themelues e drejtues të sindikatave, etj.

Një rndësi të veçantë Leskaj u ka kushtuar takimeve me të rinjtë. Në takimet me të rinjtë anëtarë të FRPD ka përcjellë mesazhet se Partia Demokratike beson, investon tek rinia dhe do të punojë seriozisht në qeveri për rikthimin e shpresës, të ardhmen, arsimimin dhe punësimin e rinisë shqiptare. “Rinia është njëra nga shtyllat ku do të mbështetet PD në fitoren dhe në vendimmarrjen e nesërme”, ka qenë mesazhi i tij. Po ashtu takimet e organizuara me zonjat demokrate kanë qenë të shpeshta, duke përcjellë mesazhin e fitores dhe të qeverisjes ndryshe nga 26 Prilli. Vlen për t’u përmendur se gjatë kësaj periudhe zoti Leskaj ka zhvilluar një fushatë pozitiviste dhe qytetare.

Me iniciativën dhe mbështetjen e tij gjatë kësaj periudhe në Shtabin Qendror janë organizuar disa seminare pune të bordeve të Çështjeve sociale, Forumit të Intelektualëve e Shoqërisë civile, me bordin e Biznesit, seminare pune me pedagogët e Universitetit “Ismail Qemali”, seminarin e punës me mjekët, infermierët, farmacistët e qytetit të Vlorës, me operatorët turistikë në Sarandë e Ksamil, etj. Zoti Leskaj ka marrë pjesë në promovime librash të autorëve të ndryshëm vlonjatë, si në rastin e promovimit të librave të akademikes Vilhelme Vranari Haxhiraj, etj.

Zoti Leskaj ka marrë pjesë dhe ka përshëndetur në seminarin e Fondacionit “Konrad Adenhauer”.

Richard. H. Nidhem ka thënë: “Pushteti është ilaci në të cilin politikanët kapen si në grep. Ata e blejnë atë nga votuesit, duke i përdorur paratë e votuesve.” Por zoti Leskaj bën përjashtim. Risi e kësaj fushate qytetare e pozitiviste ka qenë promovimi i vërtetë i vlerave dhe shmangia e gjuhës së urrejtjes, të cilën rëndom e përdorin kundërshtarët politikë. Ndryshe nga kundërshtarët e tij, zoti Leskaj ka qenë jashtëzakonisht kolegjial në prezantimin e të gjithë kandidatëve dhe ekipit fitues të PD, pa mendjemadhësi, por duke theksuar se “Modestia është virtyt, toleranca është vlerë. Politika është art, punë e mision për procese, jo për biznes dhe përfitime personale. Në politikë, duhet të japësh e jo të marrësh.”!

Pavarësisht intensitetit të takimeve dhe fushatës së tij, zoti Leskaj, për asnjë çast nuk është shkëputur edhe nga publicistika dhe shkrimi i artikujve problemorë për ekonominë, arsimin, figurat e shquara të Vlorës e Shqipërisë të publikuara në shtypin e përditshëm. Punës së tij, mobilizimit të strukturave dhe shpresës që ka ngjallur ndryshimi që po vjen dhe do kurorëzohet në 25 prill, u atribuohet suksesi dhe pjesëmarrja mbresëlënëse e qytetarëve të Vlorës në vizitën e kryetarit të PD, z. Lulzim Basha në Vlorë në 17 mars 2021, por edhe çelja fantastike dhe mbresëlënëse e fushatës në qytetin tonë në 26 mars, me përcjelljen e mesazheve nga Monumenti i Atit të Kombit në Sheshin e Flamurit.

Artikulli paraprakBardhi me banorët e Elbasanit: Fitorja është gjysma e punës, do të jemi bashkë për të ndryshuar modelin e qeverisjes
Artikulli tjetërBashkia Berat shkel ligjin e barazisë në tendera