Pakoja e Gregut, terror në zyrat e TNT-së pse nuk pagoi faturën 3 mijë lekëshe

“Përshëndetje doktor. Uroj të jeni mirë, ju lutem mos publikoni nr. Unë që po ju shkruaj jam një i afërt me një punonjës të kompanisë postare TNT. Para 1 jave, djali i Edi Ramës, priste të merrte një porosi (pako) nga jashtë shteti. Pasi është paraqitur tek zyrat e TNT për të marrë pakon duhet të bënte edhe një pagesë 3000 lekë për shërbimin, sipas rregullores. Por ai nuk pranoi të paguante dhe për pasojë punonjësi i postës nuk ia ka dhënë pakon. Pastaj ai ka filluar të bërtasë dhe kërcënojë. Dhe fill pas kësaj të nesërmen kanë zbarkuar tek zyrat e TNT 3+4 inspektorë të Hetimit Financiar. Kanë 3 ditë që janë aty dhe do të rrinë edhe 2 ditë të tjera dhe po ju bëjnë terror financiar gjatë gjithë kohës. Herë pas here përsërisin se ç’patët pse nuk ia dhatë pa lekë shërbimin djalit të Kryeministrit. Pakoja është akoma tek TNT. Ju lutem, ju kërkoj ndjesë, por mos publikoni emrin dhe nr sepse më heqin motrën nga puna. Respekt”.

Artikulli paraprakGjyqtari: Drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëve
Artikulli tjetërKosovë, mosliberalizimi i vizave po dëmton biznesin