Basha bashkëbisedim më gra intelektuale: Kundërshtari një kopjac i keq! Nuk kërkoj mandat të dytë nëse nuk e realizoj planin në 4 vite

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka përmbyllur vizitën e tij në qytetin e Shkodrës me një bashkëbisedim më gra intelektuale të këtij qyteti. Duke shprehur problemet që hasin sot në profesionet e tyre dhe gjendjes ku ka shkuar Shqipëria, ato shprehen se 25 prilli u kujton 2 prillin e 1991.

“Unё Jam drejtuese e shkollës mё tё madhe tё qarkut Shkodër ёshtё shkollë private, medreseja e Shkodrës. Duke pritur këtu ardhjen tuaj unё mendoj, mё shkoi ndërmend vite shumё pёrpara isha maturante nё gjimnazin kёtu”28 Nёntori” dhe ishte dita e 2 Prillit dhe ne si maturanta dolёm kёtu kur u dogjёn dhe u bё, dhe po luftonim pёr diçka tё madhe. Ishim 18 vjeçarё, ishim tё rinj dhe kёto ditё mua mё duken si ajo kohё. Pra, nё qoftё se atëherë donim tё hidhnim njё diktaturë mua mё duket ёshtё pёr gjithё popullin qё sot duhet tё mendojmё larg partive pra qё nuk mendojnё qё unё jam me PD, unё jam me PS, unё jam mё kёtё apo me atё. Ne do tё luftojmё sё bashku qё tё largojmё Edi Ramёn. Ai ёshtё duke vendosur njё diktaturё nё vendin tonё. Njё grusht oligarkёsh po marrin gjithçka dhe populli nuk ka asgjë. Dhe populli jonë ёshtё njё popull qё nuk e meriton atё kryeministёr. Kryeministёr qё vjen nё Shkodër dhe pavarësisht rinisё qё mund t’i bёjnё diçka nuk mundet me bёrё xheste qё janё tё ulëta pёr çdo kёnd. Nuk mund ta lejoj si njё mёsuese. Nuk mund ta lejojё si njё nёnё se fëmijët e mijë janë ata qё mund tё bёhen tё shkojnё dhe mund ti folin diçka por ata janё fёmijё tek e fundja. Kryeministri ёshtё kryemnistёr i çdo vendi dhe unё nuk e quaj kryeministёr tim atё. Sepse ai nuk ka pёrfaqёson, nuk na pёrfaqёson neve dhe unё shpresoj qё me ardhjen tuaj nё pushtet ju keni njё mision tё ktheni besimin tek vendi ynё. Duhet tё bёhemi tё gjithё bashkё sepse diktatura ёshtё duke na trokitur prap. Mos ta marrim edhe njёherё atёqё nuk meritojmё.” – u shpreh Valida Bajrakti.

“Arsimi është pikë referimi për një shtet sepse aty fillon edukimi i brezave të ardhshëm. Me edukimin fillon gjithçka! Komuniteti i arsimtarëve është shumë i madh dhe po aq i rëndësishëm, prandaj besoj se programi që ju keni paraqitur, do zbatohet. E bindur me fitoren dhe me ndryshimin që do të bëhet!”, u shpreh Silva Gazulli.

Duke e konsideruar shtresën e mesme si një nga më të gditurat gjatë 8 viteve, zonjat shprehën mbështetjen e tyre për programin ekonomik të Partisë Demokratike dhe për taksën e sheshtë në veçanti.

“Jam kontabiliste e miratuar dhe drejtoj zyrën time prej 10 vitesh. Aktualisht mendoj që shtresa e brendshme e shoqërisë në Shkodër nuk ekziston më. Sistemi i tatimit të pagave ka bërë punonjësit më të varfër, unë në këtë moment kam punonjës që nuk arrij me ja treguar pagën sa i del ora e punës sepse është progresive nuk është e sheshtë. Personalisht mendoj që taksa e sheshtë ka për të ndihmuar krijimin e shtresës së mesme dhe fuqizimin e tyre, sepse sa më shumë punojnë aq më pak marrin dhe kjo duket sikur ne ekonomistët që e llogarisim dhe asnjërit prej tyre nuk i pëlqen, por ne detyrohemi për të zbatuar ligjin. Pjesa tjetër që unë personalisht e hasi vështirësi në punën time është ndryshimi i ligjit shumë shpesh. Bëhet shumë politikë me biznesin e vogël nga qeveria në këtë moment, po di me thënë që kufiri 2 milionë për të falimentuar shumë biznese dhe unë jam ai personi që duhet me biznesin e vogël nga qeveria në këtë momente, por di të them që kufiri 2 milionë është bërë me falimentuar shumë biznese dhe unë jam ai personi që duhet ti shpjegojë sa taksa ka për të paguar dhe e kam detyruar të mbyllë biznesin ose me bërë një formë evazioni që realisht nuk është e ligjshme”, u shpreh kontabilistja Blerina Halilaj.

Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se, përballja në 25 prill nuk është midis dy individëve, por mes të keqes që i ka ndodhur vendit për 8 vite dhe ndryshimit për një Shqipëri europiane. Basha gjithashtu shpjegoi programin e Partisë Demokratike për çdo sektor të ekonomisë dhe mënyrën e politikave që do të ndjek qeveria e drejtuar prej tij.

Lulzim Basha: Ftesa ime për gratë e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, për nënat është natyrisht që të votojnë për ndryshimin, por është dhe një pyetje që iu shtroj atyre që i drejtuat mesazhin e fundit, që mund të kenë disa pikëpyetje për 25 prillin. Mos ta shikojnë në prizmin e ngushtë të përballjes midis dy forcave apo dy individëve, por ta shikojnë në prizmin e jetës së tyre të përditshme dhe sfidës së tyre më të madhe. Pas 25 prillit, nëse Shqipëria nuk do të ndryshojë, është e garantuar që fëmijët e nënave shqiptare do të vuajnë më shumë. Do ta kenë po kaq dhe më të vështirë të sigurojnë një vend pune, apo të sigurojnë arsimin e nevojshëm. Do të jetë më se e sigurt zbrazja e vendit dhe përgjigjja e vetme që dëgjuam nga njeriu që ka patur tetë vite përgjegjësinë për të zgjidhur këto probleme është: do sjellim punëtorë nga Bangladeshi. Ky është ndryshimi! Programi ynë, ekipi ynë, vizioni ynë është ta çojmë Shqipërinë në Europë, jo të sjellim Bangladeshin në Shqipëri , apo standardet, apo punëtorët nga Bangladeshi në Shqipëri, por mbajmë rininë shkodrane, rininë shqiptare në Shqipëri.

Mua më vjen turp, që në 2021-shin, modeli që përfaqëson dhe proklamon ai që edhe për disa javë është kreu i ekzekutivit, është modeli që pa rinia shkodrane dhe gjithë rinia shqiptare. Një model në fakt që në televizionet normale të shoqërive normale duhet të ketë një pullë të kuqe. Padiskutim që ne dhe unë në krye të ekipit tonë besojmë tek vazhdimi i punëve të mira dhe jo te nisja apo tek viti zero. Dhe në qoftë se, çdo qeveri do të ndërtonte mbi punën e çdo qeverie paraardhëse, atëherë gjërat do të shkonin shumë më mirë.

Ndaj tyre ne kemi detyrime, qeverisja e ardhshme ka detyrime, të cilat do të marrin formën e rritjes së pagave vit pas viti, siç ishim ne që dyfishuam pagat gjatë qeverisjes së kaluar. Por po kështu për ti ndihmuar me qëllim që të jenë përshtatur me kërkesat e një ambienti të ri që pandemia nxori në pah, nevojës për shembull për t’u përshtatur me platformat digjitale, apo për t’u rikualifikuar në aspekte të ndryshme që kanë nevojë për të përditësuar arsimin e fëmijëve qoftë edhe në sistemin parashkollor ose po në sistemin universitar. Pra nuk bëhet fjalë për një përmbysje, por bëhet fjalë për një korrigjim të dështimeve të këtyre 8 viteve dhe një përmirësim të ndjeshëm të ofrimit të një cilësie të re në arsim i cili është i domosdoshëm për fëmijët dhe e di që është shqetësimi numër një, shqetësimi kryesor i nënave shqiptare.

Edhe i baballarëve normalisht, por kryesisht i nënave shqiptare. Për këtë ju siguroj që do të keni nga ekipi ynë dhe në përputhje me programin tonë, do të prisni dhe do të keni një cilësi të re shërbimi në shkollat publike Shqiptare me qëllim që edhe kur të arrijnë te faza e universitetit, të arrijnë shumë më të përgatitur. Sepse ne mund të bëjmë dhe do të bëjmë një reformë të thellë në universitete, ku do të shtohet praktika që do ti mundësojë studentëve të dalin jo thjesht me një diplomë por gati për profesionin e tyre. Por që të arrijmë aty duhet që studenti në vitin e parë të vijë me nj formim sa më të plotë nga shkolla e mesme dhe nga shkolla 9- vjeçare dhe jemi të vetëdijshëm për reformën e thellë që duhet ndërmarrë për të ndihmuar mësuesit shqiptarë, për të ndihmuar sistemin arsimorë 9-vjecarë dhe të mesëm që të sjellin studentët sa më të përgatitur në vitin e parë dhe pastaj ta kombinojnë me praktikën studimore, me qëllim që në fund të këtij procesi të dalë si profesionistë i gatshëm për një treg pune dhe nga ana tjetër tregu i punës fillon e përshtatet, me faktin që fjala bie në Shkodër brenda 4 viteve të ardhshme do të kemi 5 mijë programues, do të kemi një mijë inxhinier, do të kemi 500 apo 1 mijë specialistë të fushave të ndryshme dhe në këtë mënyrë edhe investitorët e brendshëm edhe investimet e huaja të cilat janë jetike për ekonominë kanë një parashikushmëri sa i përket profesioneve me ë cilat universitetet do të sjellin të rinjtë dhe të rejat në tregun e punës

Shqipëriafiton.al, pot ë shkoni aty keni aplikacionin e taksës së sheshtë 9% për të ardhurat personale. Fusni rrogën dhe nxirrni se sa do të paguani me taksën e sheshtë, sa paguani sot me taksën progresive dhe sa do të kurseni çdo muaj dhe çdo vit dhe sa do të kurseni çdo mandatë le të themi në fund të 4-vjeçarit të parë të qeverisjes tonë, sa shumë para do t’ju mbeten në xhep krahasuar me taksën progresive që realisht siç e thatë dhe ju e ka shkatërruar shtresën e mesme. Në rrafshin e ndihmës ekonomike dhe njerëzve në nevojë një shumë e jashtëzakonshme parash që sot përfundojnë në duar e një grushti njerëzish që janë bërë të pasur janë bërë sheik do të rishpërndahet. Po I referohem prapë të njëjtit programin televizivë ku një zonjë më tha a është e majtë kjo? Jo kjo s’është e majtë, kjo është njerëzore. Në fakt është qendra e djathtë, është konservatorizmi më një fytyrë dhe me një dimension njerëzorë. Për mos të perifrazuar atë tjetrën pastaj që e majta e do kaq shumë të varfërinë saqë sa herë vjen në pushtet I shtonë.

Taksa e sheshtë 9% i ndihmon të gjithë. Natyrisht ka një fashë që e ka taksën 0, e vendosëm ne në prill të 2013. Dhe ka një fashë tjetër, janë disa fasha të gjitha nga e para tek e fundit përfitojnë përmes taksës së sheshtë 9% më shumë para në xhepat e tyre. Mirë po ato para nuk do mbeten në xhepa ato do shpenzohen. Do shpenzohen për fëmijët e tyre, do shpenzohen për shumë para në xhepat e tyre. Mirëpo ato para nuk do mbeten në xhepa. Ato do shpenzohen, do shpenzohen për fëmijët e tyre, do shpenzohen për konsumin, do shpenzohen për të ndihmuar prindërit e tyre. Pra do të rifuten në ekonomi por tashmë përmes mijëra e mijëra profesionistëve, të punësuarve, shtresës së mesme, të vetpunësuarve dhe jo të jenë në grushtin e një kaste të vogël që shfrytëzon sot gjithë pasuritë e vendit. Ndërkohë jemi të vetëdijshëm se paga minimale për të cilën ne jemi shprehur, 360 mijë lekë do të jetë paga minimale, do të jetë një nga vendimet që do të marrim, nuk mund të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Me të vërtetë ne do ta vendosim, por kjo nuk do të funksionojë dhe do të kthehet në barrë për ekonominë në qoftë se nuk është pjesë e një serie masash. E ka dëgjuar kundërshtari, e kam thënë dhe e përsëris fushata e tij është një satelit i fushatës time, dhe ka nxituar të shpalosë edhe ai një pagë minimale. Po paga minimale nuk dekretohet. Ekonomistët ndër jush e dinë fare mirë se nuk funksionon kështu. Përkundrazi i kthehet në një barrë biznesit dhe ai do detyrohet të heqë njerëz nga puna ose të gënjejë, të mashtrojë. Janë një seri masash që sjellin rritjen ekonomike, është taksa e sheshtë për biznesin prodhues 9%, është ulja e sigurimeve shoqërore në 18% që do të sjellin edhe rritjen e të ardhurave për kasën e shtetit por edhe uljen e barrës fiskale për biznesin dhe do të mundësojnë rritje të prodhimit, rritje të xhiros dhe në këtë mënyrë do të mundësojnë edhe rritjen e aftësive për të paguar pagën minimale.

Janë të lidhura të gjitha. Ti s’mund të thuash do marr pagën minimale se është fushatë dhe do u them shqiptarëve unë do t’jua rris pagën minimale, pra do marr gjethen por pa marrë trungun. Është një kopje e keqe siç mund ta dinë pedagogët ndër ju. Një kopjac i keq e kthen kokën aty shikon diçka, e kopjon por nuk e ka kuptuar zgjidhjen dhe s’ka si ta kuptojë se ka pasur 8 vite dhe ka bërë të kundërtën. Ky ishte që futi biznesin e vogël në TVSH, që tani na mburret se po e heq, ky ishte që e ka futur fiskalizimin dhe që do tu kushtojë bizneseve 500 deri në 2 mijë euro. Në fakt nuk do t’ju kushtojë sepse ne do ta anulojmë dhe do t’ja nxjerrim edhe rrënjët asaj afere korruptive, kudo të shtrihen në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie. Dimensioni tjetër që përmendëm janë mijëra familje që nuk kanë bukën e fëmijëve.

Disa prej tyre janë akoma në skemën e ndihmës ekonomike meqë folëm për ndryshimin, disa i kanë hequr me të padrejtë. Pse? I kanë gjetur një frigorifer të falur, apo një televizor të falur, apo një palë perde të falura dhe i kanë hequr nga ndihma ekonomike. Rifutja e tyre në ndihmë ekonomike është akti elementarë njerëzor që do të bëjë qeveria e ardhshme, në emër të gjithë ju. Dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjithë. Po është faturuar, është llogaritur se sa do të na kushtojë, është llogaritur se ku do të nxirren këto para. Do të nxirren nga afera të tmerrshme korruptive si ai inceneratori i Fierit 23 milionë euro, do të nxirren nga vënia në lëvizje e ingranazhit ekonomik që ka mbetur në vend njësoj si ura e Bunës që ne e ndërtuam me mekanizmin hapës pikërisht që të mbushej me trafikun e turistëve dhe të jahteve që të kalonin përmes Bunës në liqenin e Shkodrës, apo përmes liqenit të Shkodrës dhe Bunës përsëri në det.

Dhe s’është hapur një herë të vetme se s’ka pse të hapet, sepse Shqipëria është i vetmi ndër vendet e linjës bregdetare të Adriatikut dhe të Jonit , që s’ka hedhur asnjë hap përpara në thithjen e turizmit elitarë. Ka të bëjë me kujdesin për moshën e 3-të dhe rritjen pensioneve si domosdoshmëri. Dhe kujdesi që do të bëjmë për moshën e 3-të nuk ka pse të kufizohet vetëm tek ajo që do të bëjë buxheti i shtetit, por dhe tek shoqatat bamirëse qofshin këto laike apo fetare, siç është organizata që përmendi zonja Kurti. Po në qoftë se ju keni një institucion të tillë që ndihmon në raport për kujdesin për moshën e tretë, shteti nuk mund t’ju trajtojë si një biznes fitim prurës njësoj si dikush tjetër i cili mund të nxjerrë fitime marramendëse fjala bie në fushën e telekomunikacionit apo një fushë tjetër por duhet t’ju konsiderojë partnerë në një çështje madje mund të them në një plagë sociale siç është kujdesi për moshën e tretë. Që të gjitha këto të ndodhin dhe do të ndodhin parakusht është ndryshimi.

Ndryshim me këtë njeri tetë vite i ka pasur të gjitha mundësitë dhe shkaktari i këtyre nuk mund të ketë prandaj i vetmi shans për ndryshim është vota për Partinë Demokratike dhe për programin tonë. Nuk po vij me premtime. E di që shpesh herë në fjalor ngatërrohen dhe thonë premtimi yt, jo, asnjëherë. Nuk kam asnjë premtim. Asnjë premtim të vetëm. I vetmi zotim që kam para jush është që në qoftë se këtë plan nuk e realizojmë në katër vite të qeverisjes së vendit atëherë unë nuk vij të kërkoj një mandat të dytë. Po kam edhe një zotim tjetër që demokracia shqiptare, shoqëria shqiptare, familja shqiptare dhe individi shqiptar nuk ka nevojë në këtë fazë të institucioneve të dobëta deri sa ti forcojmë, deri sa ta fusim Shqipërinë në Europë për kryeministra të përjetshëm prandaj do vendosim një limit prej dy mandatesh për kryeministrin të paktën ky do të jetë propozimi im ndaj parlamentit dhe në qoftë se parlamenti ka dyshime unë do ta hedh në referendum popullor deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së që do të thotë i ka fuqizuar institucionet dhe e ka fuqizuar qytetarin dhe askush nuk e merr dot peng Shqipërinë ashtu siç e mori ky tetë vite me radhë dhe vjen prapë troket ta marrë prapë edhe katër vite të tjera deri në atë moment pra, deri sa Shqipëria të jetë anëtare e BE-së, mandati i kryeministrit të kufizohet në dy dhe jo më shumë. Çfarë nuk arrin dot për tetë vite nuk ke më çfarë ti kërkosh shqiptarëve edhe katër vite të tjera sepse më zi do ta bësh, më bardhë jo!

1 38

2 36

3 24

4 12

Artikulli paraprakAlibeaj thirrje banorëve të Mallakastrës: Votoni për uljen e çmimit të energjisë, për dyfishimin e ndihmës ekonomike
Artikulli tjetërMetaliaj: 1500 banorë në Malecaj, zona e Torovicës rrezikojnë izolimin total për shkak të dëmtimit të urës