PD: Krimi, droga dhe mashtrimi, modeli i Ramës

Partia Demokratike reagoi dje pas show-t mediatik të Ramës në lidhje me pranimet në universitete ndërsa deklaroi se i vetmi model që ai mund tu përcjellë qytetarëve si dhe arsimtarëve është modeli i krimit, drogës dhe mashtrimit. Në një reagim të shpërndarë për mediat, PD thekson: “Për dy orë më radhë Edi Rama u mundua, dhe jo për herë të parë, të justifikojë dështimin e tij me pranimet në universitet. Njeriu që si model të meritës dhe preferencës ka Elvis Rroshin, Arben Ndokën, Artur Bushin, Armando Prengën e dhjetëra deputetë që as dyert e universiteteve nuk i ka parë ndonjëherë, u flet për model pedagogëve e rektorëve të universiteteve. Njeriu që përdor kriminelë e trafikantë sa herë ka zgjedhje e kudo ka zgjedhje flet për meritë e vlera. Modeli i Ramës është krimi, është droga, është mashtrimi, ndaj ishte në siklet dhe në gjemba para pedagogëve, ndaj nuk i kupton dhe i përçmon kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Prandaj nuk i kupton dot maturantët e shkëlqyer që kërkojnë të marrin atë që duan e për të cilën kanë investuar dhe jo atë që kërkon t’u japë Edi Rama me paaftësinë dhe arrogancën që e karakterizon.

Artikulli paraprakTë ardhurat nga mallrat e akcizës rënie me 30%
Artikulli tjetërPR: Rama, përgjegjësi politike për trafikun e drogës