Hasa: 68 punonjës po lënë punën për shkak të shkeljes së kontratës nga Albkontrolli me urdhër politik

Nga Endri HASA

Papërgjegjshmëria e Belinda Ballukut ka degraduar situatën me punonjësit e kontrollit ajror.

68 punonjësit po lënë punën, për shkak të shkeljes së kontratës nga Albkontrolli.

Me urdhër politik të Ballukut, sot situata në kullën e kontrollit nuk përmbush standardet dhe rrezikon sigurinë kombëtare.

Gjëndja e krijuar është përgjegjësi direkte e Belinda Ballukut dhe bandës në pushtet. Nga njëra anë vjedhin edhe tek tenderat e ushqimit, nga ana tjetër nuk paguajnë për të garantuar standardet e sigurisë.

Politizimi i çdo sektori është rrezik për vendin. Këtë duhet ta ndryshojmë me votë për t’u lënë vend profesionistëve. Partia Demokratike do të vendosë standarte europiane edhe në Aviacionin Civil.

Më 25 prill #shqiperiafiton

Artikulli paraprakMinistrja shkel Kodin Zgjedhor me zyrat elektorale, Vokshi padit Manastirliun dhe i bën thirrje KQZ: Mos u bëni palë me PS
Artikulli tjetër“Qeveria ka shkatërruar burimet natyrore në Kukës”, Hoxha takim me banorët: Më 25 Prill nis ndryshimi për Shqipërinë