Kandidati i PD, Lodovik Hasani zhvilloi një takim me banorët e Fushë-Arrëzit, i shoqëruar nga të rinjtë e FRPD. Përmes kontakteve me qytetarë, njësi tregtare dhe bizneset vendase, ai krijoi një panoramë të qartë të situatës së rëndë ekonomike të shkaktuar nga qeverisja 8 vjecare e Edi Ramës dhe mungesës së politikave sociale për zona të tilla, të lëna totalisht në mëshirë të fatit dhe nga ku popullsia e kësaj treve jeton në kufijtë minimal të jetesës.
Nga komunikimi me qytetarë të shumtë dhe tregtarët e këtij qyteti, u evidentua gjendja mizerabël e infrastrukturës urbane, gjë e cila ka ndikuar ndjeshëm në uljen e kapaciteteve tregtuese, si dhe niveli i papunësisë së popullatës, që luan një rol parësor në fuqinë blerëse, e për pasojë, biznesi vendas i këtij qyteti ndodhet në limitet e mbijetesës.
Kandidati Hasani, teksa ka shkëmbyer me banorët dhe me tregtarët vendas biseda të ngroha vëllazërore, është ndalur në shpalosjen e programit ekonomik që PD ka për biznesin e vogël dhe për zonat e varfra, duke vënë theksin tek nxtija e punësimit përmes siëprmarrjeve, si dhe tek instrumentet e subvencionimeve për kategori të ndryshme biznesesh.
Në frymën e një mikpritjeje të vecantë, banorët e këtij qyteti hapën dyert për birin e tyre, (kujtojmë se z. Hasani ka jetuar shumë vite në qytetin e Fushë-Arrëzit, duke fituar respektin dhe vlerësimin e banorëve për sjelljen dhe vlerat qytetare që ai dhe familja e tij dëshmuan gjatë viteve të qëndrimit të atyshëm), duke e mirëpritur me entuziasëm dhe me një besim të madh se ai do të jetë përfaqësuesi dinjitoz i tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
Të gjithë njëzëri, i konfirmuan kandidatit Hasani mbështetjen e tyre pa rezerva në zgjedhjet e 25 prillit, të bindur se Partia Demokratike, që ai përfaqëson është alternativa e nxjerrjes së vendit nga kriza ekonomike dhe se kryetari i saj Basha është lideri që mundet të luftojë oligarkinë si sistemin e padrejtësive ndaj qytetarëve dhe zhvatjes së tyre.