Ku po shkon Shqipëri?

KU PO SHKON SHQIPËRI?
2013 – 2021 – ADMINISTRATA E SHTETIT SHQIPTAR U PASTRUA NGA VERIORËT E SHQIPËRISË;
I VETMI INVESTIM NË VERIUN E SHQIPËRISË PËR 8 VJET MBETET TERMINALI I GJOBËS NË RRUGËN E KOMBIT

VINI RE KËTO TË DHËNA TRONDITËSE:
1.- PRESIDENTI i Republikës – është JUGOR
2.- KRYETARI i Parlamentit – është JUGOR
3.- KRYEMINISTRI – është JUGOR
4.- NË ADMINISTRATËN E LARTË TË SHTETIT NUK GJËNDET:

ASNJË KATOLIK VERIOR(!?)
5.- Asnjë Ministër i Kabinetit Qeveritar – nuk është Nga VERIU
6.- Asnjë Zevendës/Ministër – nuk është nga VERIU
7.- Asnjë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrive – nuk është nga VERIU
8.- Asnjë Drejtor i PërgjIthshëm i Ministrive – nuk është nga VERIU
9.- Asnjë këshilltar Ministri – nuk është nga VERIU
10.- Asnjë Anëtar i Gjykatës Kushtetuese – nuk është nga VERIU
11.- Vetëm 10 % të shefave të Misioneve Diplomatike janë – nga VERIU

TË KETË NDODHUR TËRË KY PASTRIM RRACIST KREJT RASTËSISHT DHE PA-QËLLIMSHËM?
Përjashtimet e fundit të VERIORËVE ishin:
Ditmir Bushati, Sandër Lleshaj, Besa Shahini dhe Gent Caka.
Ku po shkojmë? Ku po shkoni Ju kandidatë të Partisë Socialiste që kërkoni votën e popullsisë më të varfër të vendit por që i jep më shumë buxhetit të shtetit?

• Zonës që mban me energjinë elektrike të Hidrocentraleve të Ashtës, Vaut të Dejës, Komanit, Fierzës, Ulëzës, Shkopetit, qe mban ndezur tërë llampat anë e mbanë atdheut, që prej mëse 60 vjetësh!
• Zonës krom dhe bakër mbajtëse dhe eksportuese të Bulqizës, Mirditës, Matit, Pukës, Kukësit, Tropojës:
• Zonës nga kalon arterja Kryesore – RRUGA E KOMBIT – që mban në këmbë industrinë imobilare dhe turzimin në bregdetin shqiptar, pa të cilën nuk do të kishim këtë popullim në bregdet – falë vëllëzërve e motrave nga Kosova që në këto vite vetëm i gjobisim në Kalimash!

Ju që kandidoni, për Edi Ramën, a e doni mandatin për ta përdorur për vete dhe të fshihni kokën si struci në një sallë Parlamenti që hesht përpara këtij akti anti – kombëtar e përçarës të vendit tonë?

A GUXONI t’i përmendni këto fakte tronditëse në fushatën tuaj elektorale!!!
Ku po shkoni – Përse i doni ato mandate!? Pres të më sfidojë dikush me të kundëtën!
PROUD TO BE ALBANIAN FROM ALBANIA NOT FROM THE HALF OF IT!
Krenar që jam shqiptar nga SHQIPËRIA, jo nga Gjysma e Saj!

Artikulli paraprakRevolta kundër Ballukut bllokon aeroportin, kontrollorët e AlbControl: Të japë dorëheqjen
Artikulli tjetërBasha në Pajovë: Subvencione për fermerët, të paktën njësoj sa Kosova e Maqedonia! Më 25 Prill mos harroni përgjegjësinë tuaj!