Biznesi i vogël në Memaliaj në vdekje klinike, Shehu: Qeveria nuk ka kompensuar humbjet e shkaktuara si pasojë e pandemisë

Në një takim të organizuar me përfaqësues të biznesit në qytetin e Memaliajt, Tritan Shehu, ka renditur arsyet përse qeveria Rama meriton të dënohet me votë më 25 prill. Shehu theksoi se mbështetja ndaj biznesit ka munguar dhe kjo ka reflektuar tek largimi nga puna e punonjesve.

Duke folur per pandemine, Shehu theksoi se shpenzimet per kurimin e Covid 19 kanë renduar ekonominë familjare.

“Qeveria nuk i ka kompensuar këtë deficit të madh të ekonomsë familjare”, u tha Shehu tregtarëve të vegjël në Memaliaj.

Nga ana e tyre tregtarët e vegjël kanë përcjellë shqetësimet që ata po përjetojnë duke vënë theksin në përmirësimin e klimës së biznesit në Memaliaj.

“Ky qytet po përjeton eksodin më të madh në 30 vite si pasojë e mungesës së shpresës dhe papunësisë”, thane ata.

Artikulli paraprakGreva në Rinas, Rama rreathon Aeroportin me Forcat Speciale dhe Policinë Ushtarake
Artikulli tjetërKontrollorët europianë: Ndaloni menjëherë sulmet ndaj kontrollorëve të trafikut ajror në Shqipëri