Opozita thellon diferenën me qeverinë për zgjedhjet e 25 prillit. Janë 53.5 për qind e shqiptarëve që mendojnë se zgjedhjet e 25 prillit do të fitohen nga PD-ja e drejtuar nga Lulzim Basha.
Ndërkaq 43.5 për qind mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga Edi Rama dhe PS-ja.Këto janë rezultatet e sondazhit të bërë nga ‘Flame Tree Advisors’ në muajin prill në lidhje me partinë që fiton zgjedhjet e 25 prillit.
Në sondazhin e bërë nga ‘Flame Tree Advisors’, në muajin prill PD ka parakaluar PS-në, duke dalë si parti e parë. Ndërkaq së bashku me LSI-në, opozita fiton me diferencë të madhe zgjedhjet e 25 prillit.