Basha flet për sulmet e Ramës ndaj tij dhe opozitës: Qëllimi i tij është zhvendosja e vëmendjes nga dështimet

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar sulmet e Ramës ndaj tij dhe opozitës, duke theksuar se qëllimi i tij është zhvendosja e vëmendjes nga dështimet.

Rama e ka sulmuar jo pak opozitën për takimet e saj elektorale për shkak të dyndjes së njerëzve, por për kreun e opozitës, ky nuk është shqetësim real i tij.

I ftuar në emisionin Real Story në News24, Basha tha se, synimi i Ramës është zhvendosja e vëmendjes nga dështimet e tij.

Gjithashtu Basha tha se, kryeministri vërdalliset rreth premtimeve të kandidatit të opozitës për kryeministër.

“Covidi nuk është shqetësim i Ramës. Po të ishte shqetësim do të shtonte urbanët në Tiranë ku njerëzit ngjeshën si sardele. Kryeministri në ikje nuk ka fushatë, është kthyer në satelit i kandidatit të opozitës. Ai sillet rreth fushatës time, duke u vërdallisur.

Nëse Edi Rama do të kishte pasur shqetësim covidin, shikon urbanët, kafet në bllok. Po të kishte pasur këtë shqetësim nuk do të kishte dhenë 15 herë më pak se Maqedonia e Veriut. Shqetësimi i Edi Ramës është humbja e pushtetit dhe zhvendosja e vëmendjes së opinionit publik.

Ka thënë do të hap negociatat në vitin e parë të mandatit të parë dhe kanë kaluar 8 vite dhe negociatat nuk janë hapur”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakMeta i përgjigjet Ramës: Kam një lajm të zi për të…
Artikulli tjetërBasha: Edi Rama do ikë më 25 prill! Plani ynë, 1000 euro cash për çdo biznes të vogël, dyfishim të ndihmës ekonomike