Bllokohet vaksinimi në Vlorë: Nuk fillojmë pa ardhur Rama

Procesi i vaksinimit po përdoret politikisht nga Kryeministri Edi Rama, i cili kërkon një mandat të 3-të për drejtimin e Qeverisë në zgjedhjet e 25 prillit.

E ndërsa publikisht ka deklaruar se vaksinat në Shqipëri kanë ardhur falë tij, ajo që po ndodh pothuajse në çdo qytet, është fakti se vaksinimi nis vetëm pasi Rama shfaqet në vendet e vaksinimit.

Kjo ka ndodhur edhe në Vlorë, ku Edi Rama kandidon për deputet si i 8-ti në listën e emrave të propozuar nga PS.

Disa qindra pensionistë janë detyruar të presin në rradhë, në të ftohtë, që vaksinimi të nisë, ndërsa i gjithë procesi varet nga shfaqja e Kryeministrit.

Qeveria ka nisur procesin masiv të vaksinimit e vaksinën kineze, e cila ende nuk ka marrë një certifikim nga OBSH, por edhe nga EMA dhe FDA. Dhe përveç dyshimeve që mund të ngrihen ndaj vaksinës në fjalë për shkak edhe të mungesës së informacioneve dhe transparencës, qytetarët janë të detyruar të presin në rradhë, pasi i gjithë procesi varet nga Edi Rama.

Artikulli paraprakFoto/ “Rilindja”, tonelata ushqime në Gjirokastër për t’i shpërndarë tek banorët në shkëmbim të votës
Artikulli tjetërLihen në burg dy kontrollorët, ironizon avokati: “Sot dënuam puçistët”…