• Basha takon intelektualët në Dibër: Përfundimi i Rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një prej qendrave ekonomike të Shqipërisë.
• Në Dibër me intelektualët, Basha: 25 prilli u jep fund 8 viteve dështim, rihapim universitetin, përfundojmë Rrugën e Arbrit dhe fillojmë punën për të rikthyer shpresën.
• “Një sekt po i grabit pasuritë Dibrës”, Basha me intelektualët dibranë: Financime europiane për të arsimuar dhe punësuar rininë. Subvencionim produktit bujqësor.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në vizitën e tij në Dibër, ka zhvilluar një takim me intelektual të këtij qyteti. Ata i shprehën Bashës problematikat që përballen sot, ku kanë veçuar emigracionin si një fenomen negativ për rininë e Peshkopisë dhe mbylljen e universitetit që ka penalizuar shumë student.
“Dibrës nuk i kanë munguar asnjëherë intelektualët, por sot janë rralluar, një pjesë dolën në pension si puna ime. Një pjesë që kanë qenë cilësor, kanë ikur nga Amerika, nga Londra, nga Gjermania, Italia. Megjithatë popullsia rigjenerohet dhe nxjerr rini. Universiteti i Dibrës duhet të hapet, sepse Dibra pa patur një universitet i kanë pas thënë universiteti i Dibrës, pa patur universitet, jo më ta kesh dhe ta mbyllësh. Është injorancë të mbyllet universiteti. Ky universitet ka qenë jo vetëm për Dibrën, por edhe për të gjithë rajonin e më gjerë. Nuk ka qark pa universitet. Unë jam me profesion mësues dhe e ndjej shumë këtë, edhe se ish nxënësit e mi kanë ikur, edhe fëmijët e mi kanë ikur, edhe e kemi shumë problem social këtë”, u shpreh Hajri Begu.
“Shqetësimi im më i madh është braktisja e Dibrës nga të rinjtë. Ky shqetësim është për të gjithë Shqipërinë, por veçanërisht për Dibrën nuk e ekzagjeroj aspak kur them se është një plagë e rëndë. Është shumë e rëndë për një mësuese kur e shikon bankat e shkollës që boshatisem çdo ditë. Është shumë e rëndë për një nënë, për një prind kur e shikon që fëmijët i ikin çdo ditë rrugëve të botës pa shpresë, pa punë. Është shumë e rëndë për një Dibrane dhe për një Dibran kur shikon rrugët e qytetit të boshatisura dhe që vazhdojnë të boshatisen. As qeveria vendore as qeveria qendrore deri më sot në këto 8 vite nuk ka bërë asnjë politikë punësimi për të rinjtë Dibranë. Pra për të rinjtë e vendit por veçanërisht Dibranë. Jo vetëm të rinjtë por të gjithë Dibranët i kanë sytë tek ju. Ata shpresojnë që ju ti riktheni fëmijët, t’u riktheni mirëqenien, t’u riktheni shpresën”, u shpreh mësuesja Esiel Çuku.
Duke e cilësuar si një qytet të punës, dijes dhe mençurisë, Basha tha se Dibra për 8 vite ka patur plagën më të madhe të dështimit qeveritar. Sipas tij, kjo gjë do marrë fund me ndryshimin më 25 prill dhe me programin e Partisë Demokratike, i cili parashikon mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe arsimin. Ai gjithashtu u zotua se dy nga vendimet e para që do të marrë qeveria e ardhshme do të jetë hapja e universitetit të Dibrës dhe përfundimi i rrugës së Arbrit.
“Ёshtё kënaqësi e jashtëzakonshme tё ndodhem prapë nё mesin tuaj, Dibrës sё mençurisë, punës, dijes, dhe tё qëndresës. Sigurisht qё ёshtё njё kohë e vështirë pёr tё gjithё Shqipërinë dhe pёr Dibran, por ёshtё dhe njё kohë vendimesh tё mëdha. Dibra dhe dibranët kanё ditur tё marrin përsipër pёrgjegjsitё mbi shpatullat e tyre jo vetёm pёr kёtё trevë por pёr tё gjithё Shqipërinë nё momente tё këtilla tё vështira dhe nё momente vendimtare siç ёshtё 25 prilli. Kanё ditur tё bashkohen pёr tё bёrё zgjedhjet e duhura, zgjedhjet e mençura pёr veten e tyre, pёr familjet e tyre, pёr Dibrën dhe pёr mbarё kombin. 25 prilli po afron dhe ku mё shumë se nё Dibër ka dhembur plaga e këtyre 8 viteve ku njerëzit e kanё ndjerë deri nё palcë dështimin 8 vjeçar rënien dramatike tё ekonomisë, diskriminimin, ndarjen e njerëzve nё tё nёnёs dhe nё tё njerkёs, ku nё fakt shumica dërrmuese janë varfëruar, janë sh punësuar, janë nёpёrkёmbur.
Ndёrkohё pushteti politik, pushteti ekonomik, pushteti administrativ jo vetёm ёshtё përqendruar nё njё grup njerëzish, por ёshtё shpërqendruar tek disa individ qё nuk pёrfaqёsojnё Dibrën, nuk pёrfaqësojnё vlerat kësaj treve. Përkundrazi pёrfaqёsojnё mё tё keqen e mё tё keqes. Tё bësh njё gabim ёshtё realitet i jetesë por qartësisht me fuqizimin dhe rifuqizimin e këtyre individëve ёshtё e qartë qё nuk bёhet fjalë pёr njё gabim, bёhet fjalë pёr njё vendim tё kryeministrit në ikje i cili në kurriz të dibranëve madje do të thosha edhe në kurriz të socialistëve të ndershëm dibran ka ngritur një sekt me qëllimin e vetëm për të grabitur pasuritë e kësaj zone për të nëpërkëmbur banorët e kësaj zone dhe për ta kthyer atë në një çiflig të tekave të tij personale.
Ndaj, 25 prilli është dhe duhet të jetë një ditë çlirimi dyfish për Dibrën. Çlirim nga një stres, nga një akth, nga një makth i pushtimit të gjithë hapësirës institucionale, vendore, qendrore, publike, ekonomike nga një bandë që nuk e lidh asgjë me vlerat, virtyte, ëndrrat, ambiciet e familjeve dibrane për fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër bashkimi për një program me një ekip i cili synim kryesorë ka që këto pasuri magjepsëse të Dibrës dhe virtytet për të cilat Dibra njohët në të gjithë vendin, ato të punës, të mençurisë, të mirë administrimit të kthehen në mirëqenie për Dibrën dhe dibranët.
Që kjo të ndodhë, duhet që ne të respektojmë një nga institucionet më kryesore për të ardhmen e rinis dibrane dhe të ardhmen e rinis shqiptare që është arsimi. Drama e mbylljes së filialit të Peshkopisë është një dramë që ndihet në çdo familje të kësaj treve. Kostoja e arsimit të fëmijëve dibranë është shtuar, ndërkohë që është shkulur padrejtësisht ajo që duhet të ishte një vatër jo vetëm për trevën e Dibrës por për të gjithë Shqipërinë verilindore dhe jo më kot në programin tonë ne kemi vendosur arsimin e lartë si një prioritet absolutë dhe hapjen dhe rihapjen e institucioneve të arsimit të lartë me fokus të veçantë tek trajnimi profesionalë i rinis.
Javët e fundit duke përfshirë edhe ditët e fundit unë kam qenë në kontakt me institucionet europiane dhe me universitetet europiane të cilat do të na ndihmojnë ta bëjmë këtë realitet, do ta ndihmojnë së pari duke ju përgjigjur financimeve të qeverisë së re pas 25 prillit me financime europiane, duke na vënë në dispozicion trajnues të cilët do të përgatisin jo vetëm studentët por edhe pedagogët e ardhshëm në degë të veçanta me interes të madh për ekonominë dhe për investimet e huaja dhënë këtë kuadër synimi është që në veçanti në zona të lëna krejtësisht jashtë vëmendjes, të braktisura në mënyrë, do të thoja kriminale, siç është veriu dhe verilindja, ku si rezultat emigracioni ka marrë përmasat më të rënda në gjithë vendin, nga Gjirokastra në Shkodër, nga Korça në Durrës emigracioni i të rinjve është kthyer në plagën më të madhe të vendit, po në këto zona edhe më shumë.
Pra synimi është që ne të krijojmë kushte të përshtatshme, për t’i dhënë të rinjve të kësaj zone jo thjeshtë një diplomë, por një arsimim, një kualifikim profesionalë të nivelit të lartë për t’i përgatitur ata për një vend pune me pagë të mirë dhe për mundësinë për të themeluar jetën e tyre pranë familjeve të tyre, pranë komunitetit të tyre. Trajnimi i rinisë, sjellja e investimeve të huaja, rihapja e filialit i profilizuar për të prodhuar kuadro të përgatitur, profesione të përgatitura për këto investime dhe pa diskutim vëmendja e shtuar për disa nga investime strategjike për të cilat kanë interes parterët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të sjellë këtu vëmendjen edhe të investitorëve të tjerë në fusha të ndryshme ku fokusi do të jetë teknologjia e informacionit, pra teknologjia kompjuterike e informacionit, e komunikimit, do të jetë industria auto-motive, do të jetë industria semikonduktorëve dhe pa diskutim do të jetë mbështetja e veçantë për bujqësinë dhe për turizmin, të cilat përbëjnë ndoshta mbi 50% të potencialit zhvillues ekonomik të zonës së Dibrës, krejtësisht të pa prekur.
Padiskutim përfundimi i rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një nga qendrat më të afërta me kryeqytetin dhe do të nxisë kësisoj jo thjesht trafikun, por dhe shkëmbimin ekonomik me qendër më të madhe ekonomike të Shqipërisë, do ta sjellë shumë më afër edhe infrastrukturës turistike të turistëve të cilët janë dhe duhet të jenë në të ardhme një nga prioritetet tona për ti njohur jo thjesht me bregdetin por me gjithë bukuritë e mahnitshme të Shqipërisë. Dhe nga ana tjetër kjo do të sjellë një ndihmë të madhe për bujqësinë Dibrane, për pemëtarinë Dibrane, për blegtorinë Dibrane, produktet e të cilës janë me nam për nga cilësia, për nga natyra e tyre unike, por të cilave iu ka munguar si kudo në Shqipëri subvencionet, iu ka munguar mbështetja me investime në infrastrukturë, iu ka munguar vëmendja dhe mbështetja e gjithanshme e shtetit duke përfshirë investimin e personave të specializuar, agronomëve, veterinerëve, të cilët do të bëjnë të mundur që fermeri Dibran të sjellë produktin e tij unik, produktin e tij bio dhe cilësor, me një çmim të përshtatshëm në treg, jo për të mbajtur frymën gjallë por për të krijuar mirëqenie dhe për të rikrijuar traditën e jetës me tokën dhe ajo pjesë e rinisë që do të jetojë në tokën e stërgjyshërve të vet, mos ta bëjë kështu prej hallit por ta bëjë sepse sjell një leverdi të madhe.
Këtu lidhen pra, të gjitha dimensionet e ekonomisë së Dibrës, duke përfshirë këtu, edhe lehtësimin e komunikimit me pjesën tjetër të kësaj treve, që ndodhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që ekonomia të funksionojë si një e tërë. Unë e di që edhe pa këto shanse, madje edhe duke e pasur qeverinë kundër, shqiptarët në përgjithësi e dibranët në veçanti kanë qëndruar fort. Tetë vite premtime të pambajtura, tetë vite pa asnjë zgjidhje për Dibrën, po marrin fund! Kështu që mençuria dibrane, besoj do t’i prijë ndryshimit, ndryshimit që do sot gjithë Shqipëria! Do t’ia mbyll derën të keqes! Nuk do t’ia hapë për një herë të tretë, e do të bashkohet me ekipin tonë, që janë përfaqësues të vlerave më të mira të Dibrës, njerëz të sprovuar të suksesit, kur iu është besuar administrimi i punëve publike”, tha Basha.