“Punë të mirëpaguara në sektorin e huaja të teknologjisë”, Basha jep arsyen pse nuk duhet ikur nga Shqipëria: 25 prilli është për rininë

• Basha takon të rinjtë në Përrenjas: 10 mijë stazhe të paguara punë në vit, financim 100% të tarifave të studimit për studentë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek në muaj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Prrenjas, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj të këtij qyteti. Të rinjtë i drejtuan Bashës pyetje për problemet që kanë sa i përket vështirësive ekonomike që ka sot një student për të vazhduar shkollën e lartë dhe për vështirësitë e mësimit online. Basha tha se është turp që në akoma në ditët e sotme, studentët mësojnë në dërrasë të zezë. Ai u zotua se me digjitalizimin e universiteteve dhe stazhet e paguara nga shteti për 10 mijë student, janë disa nga pikat e planit të partisë Demokratike, për t’u dhënë mundësi për vende pune të mirëpaguara për studentët.

“A ka mundësi të eci përpara vendi, kur akoma studentët mësojnë me dërrasë të zezë dhe shkumës si të jemi një vend afrikan i varfër. Çfarë do të bëjmë ne? Digjitalizimin e universiteteve, e shkollave të mesme, të shkollave 9-vjeçare, të praktikave të punës, do të jenë pjesë e pandarë e studimit. Gjysma e kohës, prandaj i thonë trajnimi DUAL, gjysma e kohës terrori, gjysma e kohës do të merreni duke u ushtruar me atë që mësoni në auditore dhe në fund të studimeve për të ardhur tek pyetja juaj për 10 mijë studentët më të mirë do të ketë stazh 12 mujor të paguar nga qeveria, pra, të paguar nga taksat e nënave dhe baballarëve tuaj, me qëllim që ju të keni sigurinë pra të keni njëfarë ure nga auditorët, nga universitetet drejt tregut të punës. Dhe në këtë mënyrë do të plotësojmë edhe atë kriter tjetër që do investitori që do të ketë të rinj të përgatitur për profesionin që do ushtrojnë. Ky është plani ynë, sigurisht i përmbledhur se përndryshe do rinim me orë të tëra këtu. I përmbledhur dhe nuk është gjë tjetër veçse plani që po zbatojnë vendet e tjera të rajonit të cilat ia dalin ta frenojnë emigracionin ë të rinjve sepse krijojnë vende pune për të rinjtë me paga të mira. Në qoftë se ti ke një vend pune këtu dhe sigurinë për atë vend pune që do ta kesh dhe ke një pagë, në qoftë se je fillestar 800 euro apo 1000 euro që shkon deri në 2000 euro në fushën e Teknologjisë së Informacionit apo në fusha të tjera si inxhinieria apo arkitektura.

Pse shqiptarët shkëlqejnë kur emigrojnë, ,ë çdo fushë, si student, si profesionistë, si sportistë, si artist, si shkencëtar, si sipërmarrës? Pse nuk shkëlqejnë dot në vendin e tyre? Sepse nuk ju jepet mundësia. Dhe është pikërisht ky plan që e çliron Shqipërinë nga pamundësitë e këtyre 8 viteve. Është ky plan që e bënë të mundur atë ndryshim që kemi sot me vendet e rajonit dhe ju garantoj që në këtë përpjekje nuk jemi vetëm. Në këtë përpjekje ne kemi mbështetjen e Bashkimit Europian, mbështetjen e universiteteve Europiane, investitorëve serioz Europian, korporatat të mëdha, të cilat e dinë potencialin e vërtetë të rinis shqiptare. Këtë kërkojmë dhe ne, investimet Europiane, investimet Amerikane këtu, për vende pune dhe për paga të mira për rinin shqiptare sepse ne duhet dhe do ta mbajmë rininë shqiptare në vendin tonë duke i krijuar mundësinë për një të ardhme të mirë.

Pritën deri ditën e fundit për t’i thënë studentëve mos ejani se do t’i mbyllim universitetet. Ndërkohë, nuk kishin përgatitur asgjë, as platforma të unifikuara. 80% e studentëve, sipas një studimi mësojnë përmes celularit. A mësohet përmes celularit?! Ndërkohë që, ata që janë në zona me akses te keq në internet nuk mësojnë dot as përmes celularit. Prandaj, hapi i parë do të jetë zbatimi i asaj që i kërkova kësaj qeverie. Është kostuar, është plotësisht e mundur. Kushton shumë më pak sesa paratë që i japin miqve të tyre, oligarkëve, PPP-ve, koncesioneve, inceneratoreve. Por, na jep shumë më shumë leverdi sepse çdo euro e investuar që ju të mos humbisni as një ditë kohë më për shkak të kufizimeve të pandemisë, do na kthehet 10-fish, 100-fish kur të përgatiteni dhe kur të futeni në ekonomi si njerëz të zotë dhe të mundësoni atë skemë të investimeve dhe të punësimit. Kjo do të thotë që, do të kemi një rini të kualifikuar, të punësuar, një shtresë të mesme shqiptaresh dhe shqiptarësh të ditur, të mirëpaguar dhe të pavarur financiarisht, mendërisht dhe në çdo kuptim. Kjo në fakt është Europa, ky është standardi Europian dhe do ta bëjmë të mundur një bashkëpunim me Bashkimin Europian”, tha Basha.

Ndërsa sa i përket studentëve që e kanë të pamundur nisjen e universitetit për çështje ekonomike, Basha tha se do të mbështeten me bursa të gjithë ata student që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Për tarifat universitare ne e kemi marrë vendimin prej kohësh dhe tani e kemi pjesë të planit. Afro 90% e studentëve shqiptarë do të përfitojnë nga ky vendim dhe vendimi është që të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj tarifat e tyre do të subvencionohen 100% nga shteti, si për bachelor ashtu dhe për master. Do të subvencionohen nga shteti, do të subvencionohet do të thotë nga buxheti, nga taksat që paguajnë prindërit tuaj. Nuk do paguajnë dyfish, edhe taksa, edhe tarifa, ndërkohë që familjet janë në vështirësi ekonomike. Do të thuash pse 640 mijë lekë. Kemi marrë minimumin jetik shumëzuar për 4 duke supozuar një familje mesatare prej 4 vetash dhe duke marrë minimumin jetik prej 160 mijë lekë të vjetra në muaj. Pra 9 në çdo 10 gjimnazistë dhe studentë aktualë do të përfitojnë nga kjo masë, 100% subvencionim të tarifave. Do të thotë që ju nuk do të paguani më tarifa për bachelor dhe për master. Por sigurisht kjo nuk e zgjidh problemin për ata që janë në nevojë ekstreme ekonomike, për familjet në nevojë ekonomike që s’kanë asnjë të punësuar, që në fakt edhe ndihmën ekonomike që marrin sot nuk iu mjafton për bukën e gojës jo më për shpenzime të tjera.

Ne do të parashikojmë program bursash, bursash të cilat do të jepen për të gjithë fëmijët e atyre që vijnë nga familje të tilla për të përballuar kostot minimale që janë qiraja e konviktit apo dhoma, është ushqimi, kostoja e ushqimit dhe kostoja e librave, e transportit dhe kostot minimale që ka një student. Ne përllogaritim që afro 5 mijë studentë shqiptarë përfitojnë nga bursa sociale sikundër nuk do të heqim dorë nga bursat e ekselencës, për të nxitur që studentja apo studenti përpiqem të arrijnë dhe shpalosin më të mirën gjatë periudhës së studimeve. 25 prilli bëhet për Shqipërinë dhe për familjet shqiptare. 25 prilli bëhet në veçanti për rininë shqiptare dhe për fëmijët shqiptarë. Nëse do të qëndrojë edhe katër vite të tjera në këto kushte, apo do të ecë përpara me ndryshimin qe do ta sjellim të gjithë së bashku dhe nga i cili do të përfitojë më shumë se askush tjetër rinia shqiptare”, tha Basha.

17257846

Artikulli paraprakPaloka: PD në krah të sportistëve. Jeni aleatët tanë më të mirë. Së bashku do të sjellim ndryshimin edhe për sportin
Artikulli tjetërBasha: Nuk do të ketë më inspektime dhe gjoba. Bizneset deri 140 milion lek xhiro, taksat dhe tarifat deri 0,5%