Balluku tregon sa herë ka qarë për Ramën dhe Partinë

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belina Balluku në takimin zhvilluar me anëtarë të PS në Tiranë deklaroi se në PS ka mësuar se si funksionon partia dhe të gjitha procedurat që duhen ndjekur, duke e vlerësuar si shkollën më të vyer.

“Në 2009 mësuam që të gjitha materialet zgjedhore duhet të ruheshin pasi në rast të kundërt më zhdukjen e tyre, abuzimi ishte i jashtëzakonshëm”, tha Balluku.

Gjatë bisedës më tej ajo theksoi se nuk është penduar për rrugën që ka zgjedhur për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, ndërsa tregoi dy momente që e kanë bërë të qajë në këtë rrugëtim të saj.

“Më kujtohet një moment në mbylljen e fushatës të 2009. Kryetari në atë kohë vazhdonte turin dhe ne na u dha detyra të qëndronim në Bulevard dhe kërkuam ndihmën e Fatmirit pasi policia nuk na lejonte të vendosnim foninë në të gjithë bulevardin.

Ne e ngritëm edhe skenën siç ngritëm edhe qytetin që i tregoi të gjithëve se çfarë force ishte PS-ja. Kujtoj që unë kam qarë kur Fatmiri mbajti fjalën pas mitingut për të thënë që 200 anëtarë të PS dhe deputetët e mbështetjes kishin vendosur të nisnin grevën e urisë, por kam qarë edhe kur kemi dalë nga greva e urisë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel. Kam qarë shumë në historinë time politike në PS”, tha Balluku, ndërsa shtoi se nuk është penduar në asnjë moment për rrugën që ka zgjedhur.

Artikulli paraprakSondazhet e nxjerrin humbës Ramën në Vlorë, rilindasit në panik kërkojnë vota për kryetarin
Artikulli tjetërBasha uron besimtarët myslymanë: Agjerim të lehtë dhe të pranuar