– Kur thoni në opozitë jeni edhe me Bashën?
Jo, jo, jam në opozitë, por opozita nuk është Basha. Unë jam në opozitë me qeverinë. E nuk ka lidhje me Bashën. Opozita nuk barazohet me Bashën. Në këto 25 vite a ke parë një njeri që të ketë ikur nga qeveria në opozitë? Kjo nuk ka ndodhur, ndërsa e kundërta ndodh rëndom. I janë shtuar 7 mandate qeverisë pasi ikën nga opozita. Nëse ka qoftë edhe një mundësi për ta rrëzuar këtë qeveri, unë votoj pro.
– Një javë më parë këtu ka qenë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që bëri edhe artikulimin e tij të parë në lidhje me largimin tuaj nga Partia Socialiste. Nuk e di nëse e keni ndjekur? Nëse jo unë po e ritransmetoj… Në vazhdim ju thatë që po përgatisnit dy libra, një për errësirën dhe një për dritën. Cila është errësira dhe cila është drita?
Në radhë të parë po them se jam këtu, jam këtu për shkak se bashkë me një kolegen time deputete, por dhe me shumë të tjerë kemi vendosur të dalim nga Rilindja, të dalim jo vetëm “de fakto”, por edhe “de juro”, për arsye që nuk vareshin nga unë dhe zonja Hafizi. Ne vendosëm të divorcoheshim me një parti ku kishim qenë për 20 vite në kushtet kur ajo pushoi së qeni një parti demokratike, në të cilën hyn me vullnet të lirë për sa kohë beson tek një program dhe tek njerëzit që janë aty. Në rastin tonë ky besim u shua me kalimin e kohës. Dua të kujtoj që nën poshtërimin e Rilindjes dhe me një kërkesë meskine dhe frikacake të Edi Ramës u mor vendim personal për mua meskin për të më hequr të drejtën e garës. Kjo ndodhi 6 muaj më parë. Partia më e madhe në Shqipëri u mblodh për të vendosur se Ben Blushi nuk ka të drejtë të garojë për kryetarin e Partisë Socialiste.
– Kemi qenë në këtë studio kemi folur gjatë…
Po kjo është një nga arsyet më themelore që vendosa të iki, çka nuk ka ndodhur kurrë, që një parti të marrë vendim që dikush nuk ka të drejtë gare.
– Opinionin e Kryeministrit e dëgjuat. Çfarë mendoni, e pyeta për largimin tuaj, tha s’keni bërë asnjë punë…
Edi Rama nuk ka kapacitetin për të vlerësuar punët me të cilat unë jam marrë, por sigurisht një nga punët që unë kam bërë është fakti që është aty ku është. Kjo është e vërtetë.
– Që do të thotë?
Një nga punët që unë kam bërë në jetë i ka prirë si të thuash Edi Ramës, sepse edhe për shkakun tim është aty ku është edhe në politikë edhe si kryetari i PS. Nuk ka kapacitet për të vlerësuar këtë gjë dhe unë nuk dua t’i hyj këtij debati. Nuk kam asnjë interes të bëj debat me anëtarët e Rilindjes, por diçka sigurisht mund ta them. Dikur kur e pashë thashë me vetë çfarë sovjetiku është ky, që mendon edhe se librat e një shkrimtari janë produkt i partisë. Se këtë mendon. Vetëm në kohën e Partisë së Punës ata që drejtonin këto idiotësira thoshin shkrimtarët janë produkt i partisë. Kështu foli edhe Edi Rama, sigurisht është një njeri shumë i vjetër. Unë kam dalë për ta mundur atë dhe të gjithë ata që janë si ai. Është tmerrësisht i vjetër, ka 18 vite në politikë dhe kam përshtypjen është duke na lodhur të gjithëve.
– Po një “mea cupla” që ke ndihmuar që ai të bëhet Kryeministër?
Kjo është një mënyrë gazetareske për të deformuar atë që thashë. Ajo për të cilën jam përpjekur dhe nuk bëhem pishman, është që partia ku isha të vijë në pushtet. Nuk kam kërkuar që një njeri të bëhet Kryeministër dhe të privatizojë partinë.
– Kush donte ta zinte vendin?
Askush nga ata. E lashë për moral. Siç kam qenë disa herë për të ikur nga qeveria. Këta që më kujtojnë punët, dua t’ju kujtoj se Rama ka që nga viti 1998 që është vetëm në pushtet, 18 vjet. 18 vjet barrë. Kë përfaqëson? Shekullin e kaluar, është i vetmi Kryeministër që qeveris që nga shekulli i kaluar, nuk ka në Europë. Është po aq i vjetër sa Saliu. Ky është një debat i mbyllur, nuk dua të bëj debat me punëtorët e Edi Ramës në ndërmarrjen Rilindja.