Nga Agron GJEKMARKAJ
Bregdeti i Shëngjinit i rrezikuar nga erozioni!
Qeveria rraciste e Edi Ramës e ka lënë në mëshirën e fatit Shëngjinin!
Deti gati po bashkohet me keneten sepse mungojnë barrierat mbrojtese, pankinat dhe çdo gjë tjeter që ndalon gerryerjen.
Nese vazhdohet keshtu plazhi i Shengjinit do ketë fatin e atij të Patokut.
Edi Rama vjen në Shengjin për të ngrënë peshk me shpuren e tij dhe për të nxjerrë glaca propagande por asnjë investim, asnjë perspektive per plazhin, turizmin e zhvillimim e tij, për portin dhe peshkimin! Asgjë,asgjë vetem rrëna! Peshkatareve u ka premtuar shumë dhe po kaq i ka zhgenjyer! Industrinë e peshkut e ka monopolizuar Gjergj Luca miku i tij i dashur gazep! Për peshkataret dhe familjet e tyre asgjë, as status as mbeshtetje vetem mjerim! U pat premtuar kantier per remont anijesh, heqje TVSH per naften të cilen e paguajne në blerje e po kaq në shitje të peshkut! Sa për grantet e Ministrisë pyetje retorike!
Dihet kush i merr. Sa here ne 3 D pat premtuar degezimin e rruges për të hyrë në Shengjin i cili në verë shnderrohet në Kabul dhe stres, po ashtu me të madhe rrugen Shengjin -Velipojë! Të gjitha genjeshtra si lubrifikant i komunikimit të Rilindjes!
Bizneset, hotelet dhe lokalet e qytetit nuk lihen në paqe nga qehajallaret e Qeverisë me gjoba, me darovitje, me kercenime e gjithçka u vjen per dore! Probleme ka edhe me furnizimin me uje te pijshem teksa Edi Rama trumbeton ne keto 8 vjet te kunderten,turizmi kerkon investim dhe jo propagande.
Shengjini kerkon ndryshim, kerkon shprese, kerkon nderhyrje urgjente ne infrastrukture dhe plane zhvillimi per turizmin dhe peshkimim! Shengjini po pret planin ekonomik të PD dhe qeverisjen e re pë të dalë nga kriza e pergjithshme ku e ka zhytur Edi Rama dhe flota e tij!