Rama dhe Çim Selami përdorin drogë bashkë, denoncimi i Metës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur sot për ish-deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami: “Çim Selami hyri ne LSI si djalë sportist, por nuk na tha që ishte me të kaluar kriminale.

Kur doli ligji i dekriminalizimit më kërkoi që të mos ta përjashtoja, por LSI nuk i kishte asnjë detyrim këtij individi të kriminalizuar që e kishte mashtruar partinë për të kaluarën e tij. Është një fytyrë ordinere, që e njeh gjithë Vlora për veprimtarinë kriminale dhe nuk ia vlen më asnjë sekondë të merrem me këtë ordiner si Selam Çimka”, tha Meta në “Opinion”.

Ndërkaq ai e ftoi kryeministrin Edi Rama për të bërë një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës bashkë me të.
“Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bëjmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës”, tha Meta.

Artikulli paraprakBasha: Si e mundësova financimin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan
Artikulli tjetër“SHBA, partneri ynë strategjik”, Basha komenton deklaratat e ambasadores Yuri Kim