Obama në turin e fundit presidencial

Presidenti amerikan, Barack Obama, do të zhvillojë në muajin nëntor turin e tij të fundit ndërkombëtar presidencial, duke vizituar Greqinë, Gjermaninë dhe Perunë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Turi do të zhvillohet nga data 14 deri më 21 nëntor dhe vjen vetëm pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, ku do të zgjidhet pasuesi i Obamës. Ky tur do t’i mundësojë presidentit të ri që të përfitojë nga trashëgimia e Obamës në politikën e jashtme. Në Greqi, Obama synon të takohet me liderët dhe të shprehë mbështetje për reformat ekonomike të vendit, si dhe për përforcimin e demokracisë.
Në Gjermani, pritet të zhvillojë bisedime me Kancelaren Angela Merkel, për Ukrainën, Sirinë, luftën kundër ISIS-it dhe për çështjet ekonomike transatlantike. Në Peru, Obama do të marrë pjesë në Mbledhjen e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima, duke i dhënë atij mundësinë që të theksojë fokusin e administratës së tij mbi Azinë, duke përfshirë edhe marrëveshjen tregtare mes 12 kombeve të Paqësorit.

Artikulli paraprakKryeministri i Malit të Zi jep dorëheqjen, fajëson Rusinë
Artikulli tjetërTrump: Clinton na çon në Luftën e Tretë Botërore