Rama mori në mbrojtje patronazhistët: Reagimi i fortë i Metës: Mos e dëgjoni Kryefuksin, regjimi i tij ka mbaruar

Gjatë ditës së sotme në një takim elektoral kreu i qeverisë Rama duke folur për skandalin e abuzimit me të thënat e qytetarëve shqiptarë duke thënë se “Patronazhistëve t’u merrni të keqen”. Ai u mundua të minimizonte madhësinë e kësaj shkelje ligjore nga Rilindja.

Ndërkohë pak me vonë ka reaguar ndaj këtij qëndrimi të tij edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan, “Të dashur “patronazhistë”,

Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!”

Postimi i plotë

Të dashur “patronazhistë”,

Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.

Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!

Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

Artikulli paraprakI tillë është Edi Rama!
Artikulli tjetërIntervista ndryshe/ Lulzim dhe Aurela Basha rrëfejnë si u njohën, jetën në Holandë dhe pasionet…