Në fund regjimi i frikësohet përballjes me veten

Nga Namir LAPARDHAJA

Gjatë vizitës së Edi Ramës dje në Berat, të rinjtë e FRPD-së gjetën një mënyrë mjaft origjinale për ta përshëndetur: morën disa shezlonge, çadra plazhi, komerdare…, dhe improvizuan çaste argëtimi në ishullin e premtuar mbi lumin Osum.

Ata ishin paqësor. Në pamje dhe foto duket qartë se nuk kanë rrezikuar askënd. Kanë qenë larg takimit të kryeministrit, nuk kanë organizuar asnjë miting apo antimiting. Aq më pak të dhunshëm apo të rrezikshëm.

Kaq ka mjaftuar për drejtuesit e policisë që sot, me urdhër politik, të procedojnë disa prej pjesëmarrësve në këtë aktivitet për organizim të mitingut të paligjshëm etj. E kanë nisur në mëngjes me mbajtjen për disa orë në komisariat të foto-reporterit K. Gozhina, i cili ishte duke filmuar dhe bërë foto, kanë vijuar me nënkryetarin e forumit rinor, me vajzën e kandidatit nr. 2 në listën e PD në Berat, e cila është edhe shtatzënë , dhe me të rinj të tjerë.

Është e patolerueshme për Policinë e Shtetit që të bëhet vegël e pushtetit në ikje, duke iu bindur urdhrave të verbër të partisë.

Veprime të tilla vijnë nga paniku i humbjes dhe duket sikur regjimi në ditët e fundit i frikësohet përballjes me veten.

Sepse edhe të rinjtë e FRPD-së këtë bën: i treguan kryeministrit pasqyrën e mashtrimeve.

Dhe sa keq del ai përballë asaj pasqyre…!

17453

Artikulli paraprak“Shqipëria fiton Shëndetësinë”, Spahia takon kandidatët e PD me mjekët e Spitalit të Shkodrës
Artikulli tjetërBasha-Kryemadhi në Kombinat: Pjesë e programin tonë është dhe rindërtimi me shpejtësi i këtij procesi jetik