Analisti i njohur: Nuk keni luajtur mendsh të votoni Vuçiçin!

Analisti i njohur, Andi Bejtja ka komentuar shkurt deklaratën e Aleksandër Vuçiç, i cili haptas nga Beogradi u përpoq të bënte fushatë për Edi Ramën.

Sipas Bejtjes, Vuçiç doli publikisht si patronazhist i Ramës. “Është e thjeshtë: Edhe Ramës i doli publikisht patronazhisti vet Aleksandër Vuçiç … dhe ai e shpalli votën e tij për Edi Ramën.

Edhe ju që keni votuar deri dje për Rilindjen nuk besoj të keni luajtur mendsh që në datën 25 të votoni Vuçiçin”, shkruan Andi Bejtja në Facebook.

Artikulli paraprak6.5 milionë lekë për Covidin, i sëmuri: Asnjë mbështetje nga qeveria. Noka: Kanë braktisur çdo familje në Vorë dhe kudo. Ta largojmë me votë
Artikulli tjetër“Pas meje qameti” në prillin e 2021!