Basha: Taksa “Rama” e ktheu Shqipërinë ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se, taksa që ka vënë Qeveria “Rama” mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Basha ka vënë në dukje se, për mekanikën e domosdoshme të bujqësisë në vend, traktorët, nafta është është e lartë. Kur kanë mbetur edhe 5 ditë deri më 25 prill, në rubrikën e tij në Instagram, nga “100 dështimet e Ramës në 8 vite” Basha sjell në vëmendje një tjetër dështim të kryeministrit në ikje.

“Cili paguan çmimin më të lartë për naftën në Shqipëri? Një traktor apo një jaht? Përgjigja: Një traktor. Taksa “Rama” mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë”, shkruan Basha në një postim në “Instastory”.

Artikulli paraprak“Pas meje qameti” në prillin e 2021!
Artikulli tjetërIkje të tjera nga PS, socialisti i zhgënjyer me Ramën pret me gërshërë teserën e PS. Alibeaj: Të bashkuar fitojmë në 25 Prill