Meta: Do të publikoj prova, patronazhistët janë futur dhe te jeta intime e qytetarëve

Presidenti Ilir Meta në një intervistë të jashtëzakonshme ka reaguar për daljen e të dhënave personale të 910 mijë votuesve shqiptarëve ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për këtë që ai e quan skandal.

Meta tha se patronazhistët e Partisë Socialiste janë futur edhe te jeta intime e qytetarëve. Meta ka shtuar se qëllimi i kësaj shkelje privatësie është bërë me qëllim për t’i shantazhuar për votën. Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbledhjen e të dhënave.

“Unë kam disa pyetje si president i Republikës. Do të jem në lartësinë e detyrës dhe çdo shqiptar do të jetë në krye të detyrë dhe çdo detyrë që do kërkojë mbrojtja e votës. Mbrojtja e votës është mbrojtja e atdheut. SPAK-u është i zënë se po heton disa afera. Kur u krijuar kjo bazë të dhënash dhe ku ruhet? A janë këto të dhëna me ato që ia kanë besuar e-Albania? A kemi harxhuar miliona euro për ruajtjen e të dhënave në mënyrë të pacenuara? Të më dëgjojnë të gjithë sipërmarrësit. Cilat janë tashmë garancitë që iu ofrohen qytetarëve në kushtet e rrjedhjes së të dhënave? Unë personalisht Ilir Meta, president i Republikës nuk kam deklaruar asnjëherë për administrimin e të dhënave të mija. Pyes Ramën si kryeministër me ç’të drejtë i ke marrë të drejtat e shtetasve shqiptarë”, u shpreh Meta.

Opozita ka mbi 90 mandate, theksoi ai, ndërsa shtoi se të gjitha sondazhet që transmetohen janë të blera nga Rama.

Artikulli paraprak“Punësime për fushatë”, PD Vlorë kallëzim penal në prokurori për drejtorin e Ujësjellësit
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh mes Rusisë dhe Çekisë, dëbohen 20 diplomatë çekë nga Moska